E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH vazhdon abuzimet, 6 muaj në borxh me qytetarët për kompensimin e faturave

Punonjëset: Kompania ska para për likuidimin e qytetarëve

Që prej muajit Janar të këtij viti, kur u konstatuan probleme me mbifaturimin e energjisë elektrike madje vetë drejtuesit e OSSH-së i pranuan problemet e premtuan për kompensim të çdo familjeje e cila do të ishte prekur nga faturat tejet të kripura, sërish

që prej shumë muajsh janë kryer shumë pak kompensime, madje nga vetë qytetarët të cilët i sheh pothuajse përditë duke u ankuar në zyrat ku bëhen edhe pagesat, deklarohet se shumica tyre nuk i kanë marrë paratë e kompensimeve. Në këtë formë OSSH ka mashtruar hapur qytetarët të cilët përpos çmimit të lartë të energjisë duhet të paguajnë edhe faturat e energjisë të mbifaturuara pa kujdes nga teknikët apo punonjësit e OSSH-së. Sipas vëzhgimit nga gazeta SOT ditën e djeshme në disa prej zyrave të shpërndarjes apo të pagesës së energjisë elektrike është vënë re një numër i konsiderueshëm i personave që ankoheshin se ende nuk e kishin marrë paratë e kompensimit për mbifaturimin e pa drejtë të faturave të energjisë elektrike. Agim Gorea një qytetar në zonën e pallateve Agimi tha se OSSH i detyrohet familjes së tij jo pak por 134 mijë lekë për mbifaturim të padrejtë të faturave. Sipas këtij qytetari, ka edhe mijëra banorë e familje të tjera, që presin premtimet  OSSH-së, por që prej 6 muajsh, këto premtime janë kthyer në gënjeshtra e mashtrime.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Last Updated on E Marte, 10 Gusht 2010 09:01

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›