Programi pas diellit për lëkurën dhe flokët

Solarët e përdorur gjatë ditës nuk mjaftojnë: është pikërisht mbrëmja që pas një dite dielli dhe larje në det, lëkura dhe flokët kanë nevojë për një përkujdesje më të vçantë. Ja gjithçka që ju duhet.
Mbrojtja e lëkurës dhe e flokëve nga stresi i ambientit së një dite në det nuk mbaron me hyrjen në shtëpi, apo në hotel. Përkujdesjet që i kushtohen fytyrës, trupit dhe flokëve në det duhet të vazhdojnë edhe në mbrëmje, me një hidratim të bollshëm, për ti lejuar lëkurës dhe flokëve të rigjenerohen dhe të përgatiten për ekspozimin e ardhshëm në diell. Për të bërë këtë çdo veprim duhet të jetë i studiuar dhe i vëmendshëm.
•për dushin, zgjidhni një detergjent delikat. Nëse është shumë agresiv mund të stresojë më shumë lëkurën, e cila është tashmë e lodhur nga ekspozimi në diell. Ata që edhe gjatë verës duan të qëndrojnë në vaskë, në vend të një dushi të thjeshtë, duhet të ndryshojnë zakon, sidomos nëse duan të nxirja të zgjasë sa më shumë. Edhe dushi duhet të jetë i shkurtër dhe të përdoret sa me pak shampoo.
• gjatë verës flokët lahen përditë, ose pothuajse, për të eliminuar kripën, djersën dhe mbetjet e produkteve solare kjo ju detyron që: shampoo duhet të jetë i lehtë dhe delikat dhe të ketë një pH nga 5 deri në 7. përvç kësaj para përdorimit duhet të përzihet ( një lugë shampoo në një tas ujë).
Mundohuni të gjeni një shampoo të ëmbël dhe delikat, specifik për pas diellit: ai zëvendëson substancat natyrale të humbura gjatë ekspozimit në diel. Bëhet fjalë për produkte të pasura me vitamina dhe efekte hidratuese, siç është pantenoli.
• duhet të përdorni balsam, sidomos për flokët që i keni ekspozuar gjithnjë në diell. Ai duhet të jetë i pasur me substance mbrojtëse, siç janë vitamina B, kolagjeni, ekstrakt karroteni, vaj bajameje dhe aloe vera. Ai ristrukturon flokët dhe vepron në lëkurën e kokës duke mbrojtur kështu dhe flokët.
• maskat rregulluese duhen bërë 2 herë në javë për të hidratuar dhe për të rindërtuar flokët në thellësi. Këto lloje maskash duhen lënë 15 minuta në kokë dhe në majat e flokëve, të cilat janë dhe pjesët më të dëmtuara gjatë ekspozimit në diell. Më pas këto produkte duhet të lahen me ujë të bollshëm.
• ideale do të ishte një tharje natyrale, pa tharëse. Por nëse nuk heq dot dorë nga tharësja mbajeni atë 30 centimetër larg flokëve, nëse nuk e bëni këtë nxehtësia do të dëmtojë keratinën, e cila ndodhet në një pjesë mjaft delikate.
• pas dushit thahuni, por jo duke u fërkuar fort, ose më mirë thahuni në ajër dhe vazhdoni përdorimin e një produkti pas diellit me efekt hidratues dhe qetësues dhe lëreni lëkurën të thahet mirë para se të visheni.
• produktet që përdoren pas diellit duhet të përmbajnë: kamomil dhe substanca hidratuese.