Ne vend te homazheve ne Gerdec opozita ben proteste
Ne fakt dje ishte dita perkujtimore e trevjetorit te nje prej tragjedive me te medha te vendit tone por opozita e drejtuar nga Kryesocialisti Edi Rama edhe kete dite e ktheu ne politike dhe e shfrytezoi ate per te bere akuza ndaj Kryeministrit Berisha njesoj si ne takimet e baze se kreut te PS-se me sloganin Fajin e ka Saliu. Ne kete proteste ku dominon parullat kur ne te vertete duhej te dominonte homazhi dhe lulet ishin pjesemarres kreu i opozites Edi Rama deputetet socialiste dhe perfaqesues te opozites. Ne fjalen e tij kryesocialisti e krahasoi shperthimin e Gerdecit me shperthimin e nje vullkani qe sipas tij nxori ne pah korrupsionin e nje qeverie qe do te sundoje pafundesisht shqiptaret por per Ramen drejtesia per ta edhe pse e vonuar do te vije nje dite. U bene 3 vjet nga kur 26 persona u vrane. Keto vite qe kane kaluar flasin per padrejtesine si themel i shtetit qe Saliu dhe oborri i kusareve te tij ka ngritur dhe kerkon ti blindoje per te sunduar pafundesisht shqiptaret. U vrane 26 njerez te varfer qe shkonin cdo dite per te bere nje pune te zeze qe nuk figuronin askund ashtu si ajo fabrike qe tronditi Shqiperine dhe nxori nga toka vullkanin e nje korrupsioni qe vazhdon te vrase shqiptaret - tha Rama. Po ashtu edhe perfaqesuesit e opozites se majte ne fjalen e tyre theksuan se kjo tragjedi erdhi vetem nga faji i qeverise dhe per kete arsye ajo duhet larguar.