E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Shalsi akuzon per botanikun por harron pallatet

Ekzistenca e ndertimeve shumekateshe dhe pa leje prane kopshtit botanik ka krijuar veshtiresi te shumta per ndertimin e unazes se madhe te Tiranes nje prej arterieve me kryesore rrugore qe pritet te lehtesoje shume qarkullimin ne kryeqytet por opozita vazhdon me akuzat e saj ndaj qeverise pikerisht ne lidhje me kete projekt. Deputeti i Partise Socialiste Eduart Shalsi deklaroi dje se opozita nuk do te lejoje prishjen e Kopshti Botanik dhe sipas tij do te jene vete qytetaret ata qe do te behen barrikade per te ndalur prishjen e kesaj vepre publike. Ky njeri me dy fytyra qe tjeter thote dhe tjeter ben duhet ndaluar dhe ne se bashku me qytetaret e Tiranes jemi te vendosur te behemi barrikade dhe te mos lejojme shkaterrimin e Kopshtit Botanik - tha Shalsi. Ai u shpreh se opozita dhe qytetaret duan te ndertohet unaza por sipas tij duhet mbrojtur dhe ruajtur kopshti botanik. Ndersa Saliu kerkon te zaptoje Kopshtin Botanik duke i vene kazmen kesaj mushkerie dhe vlere te qytetit te Tiranes. Saliu tallet me qytetaret qe po shohin perdite sesi po vidhet dhe shkaterrohet Shqiperia - u shpreh Shalsi. Nga ana tjeter deputeti socialist i cilesoi si te pajustifikueshme edhe shifrat e dhena nga qeveria per kete projekt. Ne duam ti tregojme njerezve te verteten e plote te projektit dhe sesi do te realizohet. Saliu mashtron duke i genjyer per ndertimin duke afruar ne buxhetin e ketij vitit vetem 50 mije dollare per nje projekt qe kushton 24 milione dollare - perfundoi Shalsi. Ne fakt shqetesimi i PS-se se Unaza e Re do te preke kopshtin botanik duket me shume nje tentative per te fshehur ate qe ka ndodhur me te vertete ne kete zone ku Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama prej kohesh ka dhene disa leje ndertimi qe kane prekur kopshtin botanik apo jane ndertuar jo me larg se 5 metra ne ane te rruges 4 metra te gjere qe ndodhet ne kete zone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›