Somali, një shqiptar i kapur peng nga piratët rrezikon të hidhet në erë
Një shqiptar, pjesë e ekuipazhit të anijes ukrainase “MV Faina”, të rrëmbyer para 17 ditësh nga piratët somalezë, rrezikon të hidhet në erë, nëse nuk paguhet shuma prej 20 milionë dollarësh, e kërkuar nga rrëmbyesit. Gazeta keniane “Daily Nation” shkruan se pjesë e ekuipazhit prej 20 vetash, të kapur nga piratët somalezë në gjirin e Adneit, është edhe një shqiptar. Bashkë me të janë rrëmbyer edhe 17 ukrainas dhe dy rusë. Sipas kësaj të përditshmeje, fundi i ditës së sotme (e hënë), ose orët e para të mëngjesit të ditës së nesërm, mund të jenë të fundit për anijen ukrainase, ekuipazhin e saj, ngarkesën dhe për vetë piratët. Zëdhënësi i tyre, Ali Suguri, në një deklaratë të bërë u shpreh se nëse nuk do të paguhej shuma prej 20 milionë dollarësh gjatë afatit të kërkuar nga pronarët e kësaj anijeje, atëherë ata kishin marrë vendimin të shpërthenin anijen, me gjithçka që kishte brenda, përfshirë edhe vetë.
“Ne patëm një takim për gati tre orë, dhe vendosëm që të hedhin në erë anijen dhe ekuipazhin, ngarkesën e saj përfshirë dhe veten, nëse pronarët e saj nuk e plotësojnë kërkesën tonë për shpërblim”, - u shpreh Sugue. Në bordin anijes janë 50 piratë, të cilët mbajnë të burgosur 20 veta të ekuipazhit, me gjithë ngarkesën luftarake të zënë. Sipas të përditshmes keniane, janë 33 tanke të prodhimit rus T-72, një numër i madh granatahedhësish dhe një sasi e madhe municioni, e destinuar për ushtrinë keniane, që janë kapur nga piratët somalezë. Kërcënimi nga ky fenomen është bërë shumë i madh në muajt e fundit. Nisur nga kjo, SHBA, NATO dhe Rusia kanë reaguar duke çuar menjëherë forca, për eliminimin e këtij problemi. Një gjë e tillë duket se ka bërë që të lëvizin edhe vetë piratët, të cilët nëpërmjet zëdhënësit të tyre të vetëdeklaruar, Sugule, janë shprehur se do të hedhin në erë anijen, mallin, veten dhe ekuipazhin, nëse atyre nuk do t’u plotësohet kërkesa. Ata tashmë janë të rrethuar nga anijet luftarake të SHBA-së. Gjithashtu edhe një fregatë ruse është nisur për të luftuar piratët. Për të luftuar këtë kërcënim, do të ndihmojë edhe NATO, që do të nisë shtatë anije luftarake.
Kapiteni i anijes së kapur “MV Faina” vdiq një ditë më vonë pas rrëmbimit, pasi u sëmur. Trupi i tij është ende në anije. Anijet amerikane, të cilat kanë rrethuar piratët, i kanë lejuar ata që të marrin ndihma, por i kanë paralajmëruar që të mos përpiqen që të përdorin armët.
Kjo çështje ka bërë që të angazhohen vendet më të fuqishme të globit. Nga SHBA mund të vendoset që të sulmohet anija, megjithatë, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Dyshohet se nëse armët lihen të lira, ato mund të bien në duart e fundamentalistëve islamikë, që veprojnë në këtë kontinent. Nga ana tjetër, piratët somalezë kanë lënë edhe vetëm pak orë afat, për të përmbushur dëshirat e tyre. Në rast se kjo nuk do të arrihet, atëherë marinari shqiptar, 19 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit, piratët dhe anija do të hidhen në erë.
Detaj
20 pjesëtarë është numri i ekuipazhit, mes të cilëve dhe një shqiptar, të rrëmbyer nga piratët somalezë
17 është numri i ditëve, gjatë të cilave është rrëmbyer anija ukrainase “MV Faina” dhe mbahet i burgosur ekuipazhi
20 milionë dollarë është shuma që kërkojnë piratët somalezë në këmbim të lënies së lirë të anijes së marrë peng
50 është numri i piratëve të cilët ndodhen në anijen ukrainase dhe kërcojnë se do të hidhen në erë, në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre
Rikthimi i piratëve, panik në brigjet e Somalisë
SHBA-ja dhe Rusia nisin flotat ushtarake kundër tyre. Tashmë ky fenomen po “lulëzon” përsëri sidomos në ngushtica asfiksuese, si ngushtica e Azisë, Malaka dhe Gjiri i Adenit, të cilat lidhin detet arabe dhe atë të Kuq
Anijet tregtare kanë sërish një armik të vjetër. Piratët e deteve, më të frikshëm, të sofistikuar dhe më të rrezikshëm, më të rrezikshmit janë ata që kontrollojnë një pjesë të bregdetit të Afrikës, deri në Madagaskar, pikërisht parajsën e piratëve të hershëm. Në një shfaqje të fundit të forcës së tyre, ky grup banditësh mori nën kontroll një anije të mbushur me tanke, duke i vënë në alarm flotat ushtarake. “Ne pamë një anije të madhe dhe e ndaluam atë”, - tha Ali Sugule, zëdhënësi për një bandë piratësh që më 25 shtator plaçkiti anijen ukrainase të mallrave “MV Faina”, e mbushur me tanke sovjetike, mekanizma granatash, municione dhe armë të tjera të rënda.
Konfiskimi ishte ndoshta më i madhi në vitet e fundit i bërë në detet më të lundrueshme. Duke iu referuar Zyrës Bregdetare Internacionale, piratët janë akuzuar për 63 sulme dhe 23 plaçkitje që ishin bërë duke filluar që në ujërat lundruese të Somalisë, duke mbërthyer kështu 534 pjesëtarë ekuipazhi, 12 anije dhe 259 marinarë (përfshirë edhe 20 marinarët e Fainas) të mbetur rob. “Mendo për ne si një roje detare”, - i tha Ali “New York Times” me një telefon satelitor. Piratët e shekullit XXI po ashtu si dhe paraardhësit e tyre përfitojnë në ekonomi duke përdorur rrugët ujore të gjera të papatrulluara mes të cilave rrjedh 90% e tregtisë botërore. Tashmë ky fenomen po “lulëzon” përsëri sidomos në ngushtica asfiksuese si ngushtica e Azisë, Malaka dhe Gjiri i Adenit, të cilat lidhin detet arabe dhe atë të Kuq.
Duke lundruar mbi ujë, armët e frikshme dhe komunikimi i teknologjisë së lartë, bëhen fatkeqësisht edhe një krah për piratët, të cilët kanë shkaktuar 263 grabitje në 2007, 28% e të cilave bëheshin në ujërat e pabesa të Nigerisë dhe Somalisë, pafundësia e vijës bregdetare të së cilave e bëjnë më të lehtë sulmin e anijeve nga piratët.
Duke përbuzur rezolutën amerikane të qershorit që i lejonte lundruesit e afërt të mbikëqyrnin ujërat e tyre, anijet janë paralajmëruar të rrinë 250 milje detare larg tokës.
Somalia
Somalia nuk ka një qeveri të qëndrueshme që në vitin 1991. Qeveria federale e tranzicionit, në tentativën e fundit për të sjellë normalitetin dhe vendosur ligjet në Somali, arriti të zinte vend në Mogadisho, vetëm në vitin 2007, falë ndërhyrjes ushtarake të Etiopisë. Por, nga një anë kjo nuk shërbeu për mirë, pasi gjatë gjashtë muajve që islamikët dominonin vendin, kontrolli i vijës bregdetare ishte absolut. "Pirateria është ilegale", - kishte deklaruar lideri i islamikëve, Sheikh Hasan Dahir, i cili kishte dërguar milicinë e tij port më port për të marrë kontrollin. Por pasi islamikët ranë nga pushteti, sulmet e piratëve u rritën ndjeshëm. Qeveria aktuale e përkohshme kontrollon vetëm disa zona të kryeqytetit dhe disa lokalitete të vendit. “Milicitë islamike më parë u futën në luftë të vërtetë kundër piraterisë, por gjithsesi tashmë nuk ka rregull në tokë, le të mendojmë pastaj se dikush arrin të patrullojë dhe të kontrollojë vijën bregdetare”.
Lajmet për piratë në Somali janë bërë thuajse të përditshme, vetëm pak kohë më parë ata ishin rrëmbyesit e një çifti gjerman që udhëtonte me jahtin e tij.
Dy gjermanët e rrëmbyer nga piratët u lanë sërish të lirë, por thuhet se për lirimin e tyre janë dhënë para. Ministria e Jashtme në Berlin nuk i ka konfirmuar këto të dhëna
Rreziku
Rruga detare në Kepin e Afrikës tani konsiderohet si vendi më i rrezikshëm në botë dhe siç duket, do të mbetet i tillë edhe në të ardhmen. Ndërkohë, NATO i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë në luftën ndaj këtij fenomeni, që po bëhet gjithmonë e më shumë serioz.