E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në veri të Mitrovicës, hapet pika informative e BE-së

Në veri të Mitrovicës sot u hap pika informative e BE-së, e cila ka për qëllim që procesin e integrimit të Kosovës ta sjellë me afër qytetarëve, njoftoi Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian.

"Përkushtimi i BE-së ndaj pjesës veriore është i padiskutueshëm si nga aspekti i stafit që e angazhojmë në çështjet e rëndësishme të kontekstit relevant, ashtu edhe në kuptim të asistencës substanciale që jepet për projekte të cilat e përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve në këtë hapësirë", ka thënë Khaldoun Sinno, u.d. i Shefit të Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian.

Pika informative në veri të Mitrovicës pason hapjen e Qendrës së parë informative dhe kulturore të BE-së në Prishtinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›