E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vijim të vizitës së tij në Kavajë, Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e inagurimit të fillimit të punimeve të Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

Në vijim të vizitës së tij në Kavajë, Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e inagurimit të fillimit të punimeve të Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në këtë qytet.Me kete rast te pranishmit jane pershendetur nga drejtori i pergjitheshem i KESH Andis Harasani i cili eshte shprehur per investimet e programuara per kete zone edhe ne vazhdim.

Duke e konsideruar qytetin e Kavajës një qendër të rëndësishme ekonomike e sociale, Qeveria ka planifikuar dhe po zbaton aty investime të rendesishme. Në shtator të këtij viti, me një investim të Qeverisë Japoneze prej 9 milion Euro, ka filluar punimet për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik 110/20 kË të këtij qyteti, i cili tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare.

Për realizimin e këtij projekti po punon kompania e mirënjohur austriake VATECH. Të gjitha pajisjet e këtij nënstacioni janë të një teknologjie të përparuar perëndimore. Ky projekt financohet nga BERZH me një një investim prej rreth 5 milion euro, punimet e të cilit do të zgjasin 12 muaj.

Me përfundimin e nënstacionit të ri, i cili do të zëvendësojë stacionin e vjetër, Kavaja do të sigurojë furnizim cilësor me energji elektrike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›