Kryeministri Fatos Nano do të zhvillojë sot një vizite pune në qytetin e Kavajës. Zoti Nano shoqërohet nga Ministri i Financave Arben Malaj, Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, B
Kryeministri Fatos Nano do të zhvillojë sot një vizite pune në qytetin e Kavajës. Zoti Nano shoqërohet nga Ministri i Financave Arben Malaj, Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Bashkim Fino dhe Prefekti i Tiranës, Besnik Dervishi.
Fillimisht, zoti Nano do të zhvillojë një takim me anëtarë të Partisë Socialiste dhe intelektualë të qytetit të Kavajës.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri do të inspektojë edhe punimet për impiantin e trajtimit të ujrave të zeza, si dhe do të jetë i pranishëm në prezantimin e projektit dhe nënshkrimit të krerdisë së KfW për fazën e dytë të punimeve.
Gjithashtu zoti Nano do të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të punimeve për ujësjellësin e Komunës Kryevidh dhe më pas në inagurimin e fillimit të punimeve për nënstacionin elektrik të qytetit të Kavajës.