E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë vizitës sot në qytetin e Kavajës, Kryeministri Fatos Nano inspektoi punimet për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujrave të zeza në Qerret. Më pas, zoti Nano ishte i pranishëm nÃ

Gjatë vizitës sot në qytetin e Kavajës, Kryeministri Fatos Nano inspektoi punimet për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujrave të zeza në Qerret. Më pas, zoti Nano ishte i pranishëm në nënshkrimin e kredisë së KfW prej 5.7 milion euro dhe prezentimin e projektit për fazën e dytë të punimeve ne kete funksion.

Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohej nga anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Hans Peter Annen.

Kavaja, u shpreh Kryeministri, përbën një zonë investimesh intensive, si nga projektet e huaja ashtu dhe nga buxheti i shtetit. Financuesi kryesor dhe më i fuqishëm për këtë zonë ka qënë dhe vazhdon të mbetet KfW, i cili operon kryesisht në fushën e furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve.

Projekti për rregullimin dhe sistemimin e kanalizimeve ka për qëllim të sigurojë një shkarkim të ujrave të zeza higjenikisht dhe ambientalisht të sigurta, duke vendosur një sistem të centralizuar të shkarkimit të këtyre ujrave. Në këtë sistem do të përfshihen 70% të banorëve të zonës urbane dhe 50% të asaj rurale. Faza e dytë e projektit ka dy komponentë: ndërhyrjet në sistemin e kanalizimeve në Kavajë dhe në zonën e Golemit. Në programin e punimeve të kësaj faze një objektiv shumë i rëndësishëm është rritja e kapacitetit përpunues të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza nga 25.000 banorë në 50.000 banorë.

Po sot Kryeministri Nano mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të ujësjellësit të komunës Kryevidh. Ujësjellësi është pjesë e projektit të furnizimit me uje i zonave rurale, i cili do të zgjidhë përfundimisht problemiin e furnizimit me ujë në Kavajë, Golem dhe zonën e plazhit, me rreth 70 mijë banorë. Investimi kap vlerën e rreth 5 milion euro financim i KfW dhe rreth 105 milion lekë nga buxheti i shtetit.

Gjatë ceremonisë së inagurimit, Kryeministri Nano theksoi me përfundimin e këtyre projekteve, Kavaja do të jetë një ndër zonat e parë në vend e pajisur me një sistem ujësjellësi dhe kanalizimesh bashkëkohor dhe të standarteve evropiane, duke krijuar në këtë mënyrë kushte edhe më të favorshme për zhvillimin e mëtejshëm social dhe ekonomik të kësaj zone dhe favorizuar zhvillimin e turizmit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›