E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës Wen Jiabao, me rastin e 55 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vende

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës Wen Jiabao, me rastin e 55 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Në këtë mesazh zoti Jiabao shprehet:

"Gjatë 55 viteve të fundit, Kina dhe Shqipëria kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në bazë të parimeve të bashkëjetesës paqësore, të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve tona në aspektin politik, ekonomik, kulturor, shkencor, teknologjik dhe fusha të tjera, që kanë shënuar arritje të dukshme. Ne kemi gjithashtu bashkëpunuar ngushtë dhe kemi mbështetur njëri tjetrin në çështje ndërkombëtare.

Është një politikë e patundur e Qeverisë Kineze për ta thelluar bashkëpunimin miqësor dypalësh në të gjitha fushat ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë. Jam i gatshëm të punoj me Shkëlqesinë tuaj, për Komunikatën e Përbashkët që firmosëm sëbashku gjatë vizitës tuaj në Kinë, për të gjetur rrugë të reja komunikimi, për të gjetur potenciale të reja për bashkëpunim dhe për të shkruar një kapitull të ri në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe", shprehet në mesazhin e tij Kryeministri kinez Wen Jiabao.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›