E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano në fillim të vizitës së tij në Kavajë zhvilloi sot një takim të zgjeruar me intelektualë, perfaqesuese të Partisë Socialiste, me te cilet ka bashkebiseduar per cesht

Kryeministri Fatos Nano në fillim të vizitës së tij në Kavajë zhvilloi sot një takim të zgjeruar me intelektualë, perfaqesuese të Partisë Socialiste, me te cilet ka bashkebiseduar per ceshtje te zhvillimit te Kavajes,reformat ne vend etj. Duke marre fjalen në këtë aktivitet Kryeministri Nano u shpreh:

"Ju falenderoj për mikëpritjen. Për mua kjo është një ditë e veçantë pune në një rajon ku punohet me të vërtetë mirë, midis kavajasve dhe sidomos në këtë sallë janë përfaqësuesit më të spikatur të Kavajës, të progresit, të sipërmarrjes, të hapjes ndaj botës dhe të krijimit të partneritetit për integrim nacional dhe ndërkombëtar të Shqipërisë.

Nuk mund të ishte transformuar Kavaja kaq shumë, të gjithë e mbajnë mend sesa të drejtë kishin kavajasit në fillimet e demokracisë për të qenë protagonistë të ndryshimit, në atë gjendje të izoluar, të prapambetur dhe të deformuar që kishte jo vetëm shoqëria dhe politika por edhe zhvillimi ekonomik i rajonit, por natyrisht transformimi i madh ka ndodhur në këto 7 vjet, që kur drejtojmë ne socialistët dhe progresistët Shqipërinë në rrugën e reformave europiane dhe të aktivizimit të potencialeve njerëzore dhe ekonomike që ka Shqipëria dhe veçanërisht kjo zonë e përparuar.

Unë gjithashtu jam edhe subjekt edhe objekt i këtij ndryshimi. Edhe unë e ndjej transformimin e Kavajës e të kavajasit. Më lejoni ta rithem e ndjej këtë edhe si çun i këtij qyteti, sepse një pjesë të fëmijërisë dhe rinisë sime e kam kaluar këtej, jo vetëm me të afërmit e mi por edhe shumë prej jush. Fakti që guxoj dhe ju e pranoni ta quaj veten çun Kavaje, më ka mbajtur akoma të ri dhe prandaj s'jam dakort që kinemaja e kavajes ka dy vjet që është në rikonstruksion.Por mesa duket ju jeni mësuar që në ambiente private të bëni veprimtari publike. Ky është një aspekt i administrimit apo ballafaqimit të mënyrave të administrimit të pushtetit nga ne dhe nga ata, nga "demokratët" që kanë 7 vjet që administrojnë qytetin dhe një grusht individësh, dhe nga socialistët që pavarësisht nga ngjyra e pushtetit vendor kërkojnë partnere në të gjitha komunitetet ku ka potenciale dhe projekte që vlerësohen të rëndësishme për zhvillimin kombëtar dhe në rastin e Kavajës e rëndësishëm edhe për partnerë ndërkombëtarë si gjermanët etj.

Unë nuk jam kandidati juaj në Kuvendin e Shqipërisë. Keni atë burrin, që është shumë i zënë me çështje të tjera dhe nuk gjen kohë të merret tamam me Kavajën. Për pasojë nën nxitjen e shokut e tin Bashkim gjithashtu, me shokun tim Ejupin , unë harxhoj një pjesë të kohës sime dhe vëmendjes së Kryeministrit e të Kryetarit të PS për të gjetur zgjidhje për problemet e zhvillimit tuaj, për të nxitur më shumë nëpërmjet projekteve që financohen nga qeveria, nga autoriteti fiskal vendor dhe nga donatorë ndërkombëtarë, ritmet e rritjes së mirëqënies, të punësimit, të volumeve tregtare në tregun kombëtar dhe për eksport, të shërbimeve, të përpunimit të produkteve bujqësore apo industriale, Kavaja është shembull edhe i manifakturës së re konkuruese, në mënyrë që kjo zonë zhvillimi të jetë një nga modelet, një nga shembujt e zhvillimit integrues që vjel dhe korr produktin e madh në bregdet, në turizëm dhe në të gjitha flukset e vlerat që lidhen me këtë sektor prioritar, të komunikimit me botën, turizmi, transporti ndërkombëtar dhe për pasojë investimet e huaja që nxisin sipërmarrjen gjithnjë e më mirë.

Natyrisht qeveria është e përqëndruar në infrastrukturat bazë të zhvillimit, të jetës së njerëzve, të lëvizjes të qytetarëve dhe të sipërmarrësve, në sistemet publike të arsimimit të brezave apo të kujdesit shëndetësor për jetën e të rriturve dhe të fëmijëve. Me këtë strategji që është nacionale, me këtë prioritet që ka rajoni i Kavajës në këtë strategji nacionale ne po i afrohemi gjithnjë e më shumë komuniteteve. Prandaj ne nuk i keqkuptojmë, përkundrazi vijmë këtu në këtë vend me zhvillim të madh, ku ja vlen të bëhet ky kuvendim i madh për t'i integruar problemet e zhvillimit tuaj në strategjinë dhe projektet tona kombëtare, duke harmonizuar ashtu si edhe me marrëveshjet e fundit financiare që do të nënshkruhen sot financimet buxhetore, financimet vendore, si dhe donacionet e partnerëve ndërkombëtarë. Sot do të nënshkruajmë një marrëveshje tjetër me KfË, e cila vazhdon të mbështesë plotësimin e infrastrukturave bazë të furnizimit me ujë dhe me energji të këtij rajoni prioritar.

Nuk ka qenë gjithnjë kështu dhe unë dua t'ju kërkoj ndjesë sot që në periudhën '99 – 2001 nuk keni marrë ashtu siç duhet dhe vëmendja e qeverisë për ju, e kam fjalën për mbështetjen e buxhetit të shtetit për bashkinë e Kavajës nuk ka qenë në nivelin e duhur. E kemi kapërcyer dhe po përpiqemi ta rekuperojmë me financime prioritare dhe vetëm sivjet investimet e buxhetit dhe të donatorëve për Kavajën arrijnë në 14 milion USD.

Erdha sot bashkë me dy nga ministrat që drejtojnë projektet dhe prioritetet e zhvillimit për këtë rajon, për të kuptuar më mirë sëbashku sesi duhet t'i ndërtojmë prioritetet e financimit, të investimit, të zhvillimit. Për të mos ikur nga arsyetimi që një rrugë, një sistem i furnizmit me energji, një infrastrukturë tregu, pra kërkesat tuaja janë shumë racionale, janë medoemos në krye të listës, sepse ato aktivizojnë punësimin, prodhimin, investimin privat përfshirjen e produkteve në qarkullimin e madh në tregun kombëtar apo për eksport dhe prandaj gjenerojnë të ardhura fiskale dhe garantojnë jo vetëm shlyerjen e investimit buxhetor por shtojnë fluksin e mbështetjes buxhetore apo të donatorëve për vitin që vjen.

Natyrisht Kavaja dallohet edhe për vetshlyerjen për pagesë për shkak të efikasitetit të investimit buxhetor apo të vjelë nëpërmjet sistemit fiskal për shlyerjen e borxheve ndërkombëtare që vijnë në formë financimesh të donatorëve.

Unë dua që këtë rast ta shfrytëzoj që bashkë me ju të falenderoj edhe qeverinë gjermane me agjencitë e saj të zhvillimit dhe investituorët e respektuar që kanë kohë që janë ulur dhe nuk shkulen këtej nga Kavaja, (këtë tha dhe Kancelari Schreder, i vetmi emër i përveçëm që përmendi pervec Shqiperise, ishte Kavaja, për shkak se kanë gjetur partnerë të denjë, të besueshëm me të cilët punohet mië dhe mesa duket jo vetëm kavajasit hyjnë në ekipet e klubeve më të mira gjermane por edhe gjermanët hyjnë në ekipet e klubeve më të mira shqiptare. Në mënyrë të veçantë investimi gjerman në sistemet e ujit të pijshëm i zgjidhi Kavajës një sëmundje kronike apo një problem historik. Edhe unë kam pas mbushur ujë tek fusha e vjetër me gjym.

Pra nuk besoj se nuk ka vend për tu trajtuar më mirë politikisht dhe për këtë është i pazëvendësueshëm partneriteti mes qeverisë qendrore dhe qeverisjes vendore., natyrisht në të gjitha komunat apo bashkitë ku drejtojnë të zgjedhurit e opozitës ne kemi të njëjtën politikë të hapur mbipartizane dhe aspak fanatike për të mbështetur iniciativat dhe projektet për zhvillim njëlloj si në bashkitë apo komunat ku drejtpojnë përfaqësuesit tanë. Ka shumë nga përfaqësuesit e opozitës në bashki apo komuna që punojnë mirë me qeverinë, ka të tjerë që për të fshehur paaftësinë ePD-së në qendër dhe paaftësinë e tyre personale i shmangen takimit me qeverinë sepse takimet me qeverinë, bashkëpunimi me qeverinë, zbatimi i projekteve të përbashkëta qeveri-qeverisje vendore bashki-komuna është konkurim gjithashtu për ballafaqim aftësish dhe prandaj zona të caktuara kanë mbetur të prapambetura për shkak se me urdhër të Sali Berishës, nuk punojnë me qeverinë, nuk bashkëpunojnë me qeverinë, nuk konkurojnë me projekte për zhvillim me qeverinë.

Unë besoj se ky është koncepti më i saktë për pluralizmin dhe për kontributet e të gjithëve për zhvillim në nje shoqëri demokratike dhe pluraliste. Konkurimi midis faktorëve, midis nivceleve të administrimit midis sipërmarrjeve publike dhe private pavarësisht nga impakti apo orientimi i votave.

Kështu e sollët ju kavajësit pluralizmin në Shqipëri si një shpresë për zhvillim dhe integrim me botën moderrne, sepse alternativë s'kishte. Nuk besoj se alternativa e pushtetit të Berishës deri në vitin 1997, ishte ajo për të cilën u ngritën kavajasit në pararojë të transformimit demokratik postkomunist, sepse ato vite, 4 apo 5 nuk e shpërblyen dot qytetin tuaj me 35 mijë banorë gati, as në aspektin ekonomik as në aspektin shoqëror.
Dhe ato pak burime jetese dhe punësimi të krijuara ne regjimi i kaluar nga Kavajasit si Fabrika e qelqit, e gozhdëve, bullonave, e sixhadeve etj, iu dhuruan nga Berisha miqve të vet personal. Jo vetëm kaq por miqtë e z. Berisha përfituan dhe troje dhe toka në bregdet dhe janë zhdukur, si pronar shumica e tyre, i kanë shitur , i kanë tjetërsuar, kanë ndërtuar mbi to pa leje, kanë hyrë në transaksione ionformale, duke kthyer pasuri të tëra në letra apo para dhe për pasojë kanë dëmtuar rëndë dhe perspektivën në shumë zona të zhvillimit të turizmit, modernizim it të rajonit dhe sinqerisht unë i falënderoj të gjithë sipërmarrësit që po bashkëpunojnë me projekte prioritare për zhvillimin turistik, për infrastrukturën rrugore, për infrastrukturën e ujë-kanalizimeve apo ujësjellësve në këtë rajon shumë të rëndësishëm për zhvillimin e tregut turistik kombëtarë apo për integrimin e Shqipërisë në tregun turistik të mesdheut.

Të mos keqkuptohemi, nuk kam ardhur sot të bëj akuza politike ndaj qytetarëve në Kavajë, nuk kam ardhur vetëm në funksion të një fushate elektorale që është te dera, por kam ardhur të arsyetoj me ju me realizëm që gabimet e të kaluarës të mos përsëriten, të korrigjohen dhe ata që s'duan t'i korrigjojnë të ndëshkohen nga vota e popullit.

Pra jam këtu për t'i nxitur të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur nga populli në nivel vendor apo qendror të bashkëpunojnë edhe më mirë me njëri-tjetrin për ta vënë shtetin në shërbim të qytetarëve, të shtetasve, të bujkut, të grave, pleqve, fëmijve.

Unë do të vazhdoj të jem gati që për Kavajën, sic kam bërë edhe për probleme të tjera të së ardhmes europiane të Shqipërisë të bashkëpunoj edhe me deputetin tuaj, me liderin e opozitës Sali Berisha.

Por kjo nuk varet vetëm nga unë, sepse ky i fundit deri më sot nuk ka paraqitur asnjë interes apo kërkesë apo projekt për zonën elektorale që e ka nxjerrë deputet. Edhe tani që po flas jam i gatshëm të dëgjoj deputetin tuaj dhe të diskutoj me të të gjitha projektet që zbusin në Kavajë papunësinë, që nxisin hapjen e bizneseve të reja të vogla e të mesme, të cilat favorizohen edhe nga politikat tona fiskale, që sjellin tek ju investitorë prodhues nacionalë, sepse i gjithë ky partneritet do t'i japë një zhvillim më modern dhe më të integruar të gjithë rajonit, e ritheksoj me dalje në tregun turistik. Është e rëndësihme që në Kavajë, në këtë rajon të kemi një zhvillim të integruar që nxit prodhimin, resurset, punësimin, shërbimet, produktet etj.

Unë besoj se partneriteti pozitë-opozitë, parti politike, qendrore-qeverisje vendore, duhet të jetë i orientuar nga këto prioritete me interesa të zhvillimit dhe integrimit kombëtar dhe jo nga vulgariteti apo nga banalitetet, intrigat, kulisat që harxhojnë energjitë më të mira të politikës, të maxhorancës apo të opozitës për të likujduar kundërshtarin, për t'u marrë me cic-mice që nga shtëpia, kolltuku, makina, apo jeta private, sepe këto jo vetëm shterojnë energjitë e politikës dhe të pluralizmit, por këto mërzisin edhe njerëzit dhe e heqin vëmmendjen nga kontributi për kapërcimin e problemeve që pengojnë daljen e produkteve në treg.

Unë jam këtu për të nxitur të gjithë ata që duan të merren me ceshje serioze dhe për t'u hapur të gjitha dyert për bashkëpunimin projektimin, financimin dhe sipërmarrjeve të përbashkëta të të gjithë atyre që duan të punojnë për përmirësimin e jetës së komunitetit, me të gjithë ata që nderet apo qederet i ndajnë me komshinjtë dhe që nuk i bëjne për familjen e vet si Berisha.

Në këtë funksion, dua që ta ngacmoj pak bisedën edhe sot me ju për përmirësimin e menaxhimit të resurseve njerëzore apo të shanseve për zhvillim që ka ky rajon.Çfarë mungojnë ende këtu në Kavajë? Bregdeti juaj si dalje e gjithe investimit vendas, bregdeti juaj tregtaro-turistik, furnizimet kryesore i merr nga Tirana dhe nga Durrësi.Çfarë mungon? Mungojnë investitorët privatë, apo burime njerëzore të afta, apo kapacitetet administrative, që pengohen në mënyrë më të theksuar, më të rëndë sipërmarrjet prodhuese që japin produkt nga toka e Kavajës, në konsumin e mijëra e mijëra vizitorëve që pushojnë në këtë bregdet?. Kapacitete administrative, që nuk e lejojnë sipërmarrjen kavajase të hyjë në prodhimin dhe përpunimin e produktit kavajas?

Dua t'ju garantoj se i dëgjova me shumë vëmendje të gjitha sugjerimet që u bënë. Po shkoj një hap më tutje, po vazhdoj t'i arsyetojmë dhe programojmë së bashku zgjidhjet që kërkohen. Psh, ne do të ndërtojmë rrugë apo ujesjellesa model, kur them model duhet të jemi të sigurtë që për shkak të sistemit të menaxhimit nuk do të amortizohen.

Sot në këtë vizitë përuroj bashkë me ju përfundimin e ujësjellësit për 13 fshatra. Po sot nënshkruam një shtesë kredie prej 5 milionë e gjysëm euro me kompaninë gjermane për trajtimin e ujërave të zeza që do ta rehabilitojë përfundimisht mjedisin bregdetar të rajonit. Gjithashtu, sot inagurojmë fillimin e punimeve për ndërtimin e rrjetit shpërndarës të Kavajës, që financohet nga BERZH, me një investim 5 milionë e 700 mijë euro.

Duken si vepra të shkëputura nga njëra-tjetra, madje duken si pa lidhje me këtë Kuvendimin që po bëjmë, e në fakt ky është thelbi i komunikimit të Kryeministrit me qytetarët, sepse vepra të tilla sjellin investimin buxhetor direkt në shërbim të qytetarëve, përmirësohet sistemi ku ju levizni, jetoni, investoni, fitoni apo humbni dhe prandaj këtu fillon sistemi i shfrytëzimit, amortizimit, i zëvendësimit, sistemi i ndërmarrjeve dhe i institucioneve dhe sistemi i kontrollit të qytetarëve mbi të gjitha këto para që vijnë në rajonin tuaj.

Dhe ajo që është më rëndësishmja me këtë realitet të ri infrastrukture, mjedisi, shërbimesh të garantuara, duhet të ndërtoni plan-bizneset për të ardhmen, pra nuk mund të ndërtohen plan-bizneset mbi bazën e mungesave të sotme, duhet ta ndërtoni mbi bazën e infrastrukturave të reja, që garantojnë furnizim të pandërprerë me energji, me ujë, pra treg turistik të garantuar. Prandaj ejani t'i studiojmë dhe t'i kurojme së bashku cfarë produkti kavajas mungon për ta konsumuar turistët që vijnë. Nëqoftë se garantohet furnizimi me ujë, furnizimi me energji, dhe duke mbyllur edhe gjithe ciklin edhe të rrugeve të dyta që nga autostrada, atëherë kështu bëhet plan-biznesi.

Unë po ftoj të gjithë sipërmarrësit dhe organizatat e tyre përfaqësuese të fillojnë t'i ndërtojnë planet e biznesit mbi bazën e një tregu të ri, infrastrukurave të reja, pra orientojeni investimin tek kapja e cdo produkti që turisti konsumon në 24 orë, duke aktivizuar prodhimin vendas, punësimin vendas dhe sidomos duke nxitur kalimin nga tregëtia e thjeshtë te manifaktura, tek përfundimi i produktit që sjell natyra për t'ia shtuar vlerat. Pra ndërmerrni planet e biznesit me mundësitë e reja që po krijohen, duke i ndërtuar edhe qeveria edhe partnerët ndërkombëtarë.

Po ndalem tek energjia, meqenëse kjo ceshtje eshte një nga shqetësimet jo thjesht këtu por ende në shumë zona. Ashtu si sipërmarrja private, apo ashtu si në financimin e rrugëve, zhvillimin e stimuluar të turizmit, etj edhe këtu do të ketë një cikël të mbyllur të lëvizjes, vlerës apo të produktit, prandaj ju kavajsit pas kaq vjetësh e keni kuptuar se demokracia për të cilën u ngritët i dha cmim tregut të energjisë elektrike dhe nuk është më dhuratë prej zotit.

Demokracia është një sistem i hapur që përvec përfitimeve ka edhe kosto dhe një nga kostot është që energjia elektrike është mall dhe do të hyjë në një sistem tregu ku nuk mund që dikush ta paguajë dhe dikush të mos e paguajë. Kur paguajnë të gjithë si në sistemet fiskale ulet barra dhe bie edhe cmimi në përgjithësi.

Në 2005 qeveria do të heqë dorë përfundimisht nga subvencionet e energjisë elektrike. Energjia elektrike, deri para dy vjetësh, për shkak të menaxhimit shumë të keq,- dhe kjo nuk është vetëm propagandë,- paguhej dy herë, njëherë nëpërmjet faturës, nga qytetari dhe një herë tjetër nëpërmjet taksave dhe subvencionit nga buxheti. Ky sistem miks dhe i ngatërruar merr fund në 1 janar 2005. Por nga ana tjetër Korporatës Elektro Energjetike i kanë borxh miliarda lekë, vecanërisht ujësjellësat, sepse uji nuk paguhet dhe për pasojë as energjia që përdoret për ta cuar deri në rubinetat e shtëpisë.

Prandaj përfundimisht sot duhet të jenë sisteme të mbylluara dhe ne këto sisteme nuk mund t'i mbyllim pa ju, dhe ashtu sic bisedojmë me biznesin për paketën fiskale, ne bisedojmë dhe me autoritetet vendore dhe me qytetarët në mënyrë që shlyerjet e sistemeve të pambyllura të sherbimeve jetike të njerëzve dhe të sipërmarrjeve, të mos rëndojnë vetëm në kurriz të atyre që paguajnë dhe vjedhjet apo humbjet për shkak të lidhjeve të paligjshme apo për shkak të menaxhimit të keq të sistemeve lokale të ujësjellësave apo të energjisë, të mos rëndojnë vetëm në kurriz të qytetarëve e sipërmarrësve të ndershëm që respektojnë detyrimin fiskal apo të faturës që matin energjinë apo ujin.

Pra, ne duhet të ndalojmë përfundimisht që uji i pijshëm të pësojë të njejtën krizë si energjia elektrike deri para pak kohësh, për shkak mospagesash të cilat kthehen në mungese investimesh pastaj. Aq më pak të lejojmë që energjia elektrike të pësojë vështirësi financiare për shkak të paaftësive paguese dhe investuese për faj të ujit, sepse uji apo ndonjë produkt ose shërbim tjetër nuk paguhet si energjia elektrike, nuk paguajnë njerëzit atë që konsumojnë dhe për pasojë nuk mund të futen sistemet kryesore publike që garantojnë jetën, lëvizjen, sipërmarrjen, tregëtinë, punësimin, etj, nuk mund të kërrusen nga kriza borxhesh. Gjëja më e rëndomtë që fut kombe dhe shtete në krizë është që borxhet e sistemeve kryesore të furnizimit të jetës të fusin në kolaps buxhetin. Në qoftë se shteti kërruset nga borxhet e shpërndarjes së produkteve dhe sistemeve kryesore të furnizimit të jetës që konsumohen nga qytetarët, nuk është gjë tjetër vecse shtyrje para pa vlerë, sepse dhe mundësia për financime ndërkombëtare për produkte apo shërbime që nuk rishlyhen është e mbyllur.

Shqipëria në 6-7 vitet e fundit, nga ‘96-2003, ka trefishuar prodhimin e përgjithshëm nacional për frymë, nga 660 dollarë në 1930 dollarë në fund të 2003. Shqipëria konsiderohet vend me aftësi gjeneruese dhe prandaj është hequr nga shumica e listave të vendeve që mund të marrin grante dhe financime falas. Shqipëria tani, për shkak të këtij zhvillimi, ka hyrë në listën e bankave më të mira, më të besueshme të Europës dhe të botës dhe ky është një stimul shumë i madh i zhvillimit tonë që natyrisht kërkon partneritet, programim të shlyerjes së investimit që merr. Pra ka ardhur koha që jo vetëm nën presionin dhe kontrollin e autoriteteve dhe komuniteve vendore të vet qeverisë, institucionet rregullatore dhe monitoruese të tregjeve të marrin më shumë përgjegjësitë që u kërkon ligji. Enti Rregullator i Energjisë, i ujit, apo telekomunikacionit, të marrin kostot dhe vendimet që u ngarkon përgjegjësi, ligji.

Energjia, uji dhe cdo pasuri tjetër kombëtare që konsumohet ka nevojë për një trajtim profesional dhe patriotik. Theksova "partiotik" sepse po të vini re të gjithë ata që kanë dështuar në hartimin dhe zbatimin e reformave në sektorë jetikë si energjia, uji i pijshëm apo infrastruktura, që nga Sali Berisha e deri tek Ilir Meta, përpiqen të errësojnë (se nuk e ngadalësojnë dot) progresin e jashtëzakonshëm që është kryer, në vend që të japin kontributin e tyre.

Theksova "patriotik" sepse Kavaja dhe Atdheu kanë nevojë për dashuri ndaj pasurive publike që u shërbejnë të gjithëve dhe prandaj kërkohet kontributi juaj i drejtpërdrejtë. Unë e di se ju duket e vështirë që të kontribuoni, por ju garantoj se nuk është e pamundur.

Ne po kryejmë reforma dhe në Partinë që unë drejtoj, duke garantuar hapjen ndaj përfaqësuesve më të spikatur të sipërmarrjes, të profesionistëve, shoqërisë civile, ndaj pionierëve dhe protagonistëve të iniciativave të zhvillimit prioritar. E kemi hapur Shqipërinë ndaj botës, po krijojmë partneritet të jashtëzakonshëm që nuk ka ekzistuar kurrë më parë në kryeqytetet më të rëndësishme të botës. Në fund do të zgjidhet ky proces, për shkak se PS-në në Kavajë apo Shijak apo në ndonjë lagje të Tiranës, e kanë bllokuar një tufë të paaftësh. Partneriteti i Tiranës zyrtare me Berlinin zyrtar, me Parisin zyrtar, me Ëashingtonin zyrtar përbën partnerë të aftë dhe profesionistë për bankat, sipërmarrësit amerikanë, italianë etj që vijnë në Shqipëri. Nuk do punojnë me Kryeministrin ata, as dhe me deputetët, do punojnë me kryetarë bashkish dhe komunash me investitorë legjitim që kanë projekte dhe aftësi për të shlyer investimin, për të ndarë shpenzimin dhe fitimin, që kanë aftësinë për të ofruar treg, resurse dhe aftësi.

Të gjithë ata që e shohin zhvillimin dhe integrimin me këtë sens modern patriotik, janë të mirëpritur në PS, në grupin parlamentar të saj, në grupet e këshilltarëve të saj, të qeveritarëve të saj, në grupet e partnerëve që për shkak se PS është maxhorancë qeverisëse, ne u ofrojmë të huajve që vijnë të fillojnë dhe të investojnë në vendin tonë.

Unë jam i sigurt që edhe juve ju shqetësojnë gardhet që kanë ngritur disa drejtues lokalë apo në qendër rreth karriges apo interesave të veta private, personale apo familjare, prandaj po hyjmë me guxim dhe pa hezitim në parimin "një anëtar një votë", për të nxjerrë në krye të shtabeve politike të zonës elektorale për 2005, njerëzit më të mirë, më me aftësi profesionale, me moral të shëndoshë dhe me aftësi menaxheriale të fushatës dhe të komunitetit të anëtarëve dhe simpatizantëve. Ne duam që të krijojmë me to klimën më të mirë të mundshme për bashkëpunim, për të prodhuar ide të reja, për të ndëshkuar të paaftët, të korruptuarit. Unë e di që edhe këtu në Kavajë apo në komunat përrreth, në dyert tuaja, të njerëzve të mirë të njerëzve me kurajo, me vullnet, me aftësi profesionale, që sakrifikojnë për nesër dhe për fëmijët e tyre, trokasin papushim edhe përfaqësues partish pa të ardhme, për t'i përfshirë në listat elektorale.

Unë ftoj të gjithë ata që e ndjejnë veten të shpërfillur apo të izoluar nga disa partiakë që ka filluar t'u duket vetja si cifligarë të hapin me forcën e aftësive dhe të karakterit dyert e forumeve dhe institucioneve të PSSH për t'u bërë pjesë e ekipeve tona qeverisëse, për t'u përgatitur të gjithë së bashku për fitoren historike të zgjedhjeve të vitit 2005.

Të dashur miq,
Gjithnjë e më shumë në fjalimet tona, në pretendimin tonë bazë, ne përmendim integrimin europian. Shpesh mënyra se si trajtohet kjo temë jetike për të ardhmen e vednit, duket abstrakte dhe sikur i përket një planeti tjetër. Në këtë shpjegim ka shumë gjëra që trajtohen vetëm teorikisht, negociata, standarte, kompeticion bashkëkohor etj, - aq sa shpesh herë qytetarët e kanë humbur vëmendjen e tyre ndaj këtij preokupimi kombëtar. Në të vërtetë, të gjitha për sa fola më sipër, pra problemet e përditshmërisë, zgjidhja e tyre dhe orientimi i qartë drejt së ardhmes, pra drejt një jete më të mirë, drejt një qyteti dhe fshati ku problemet gjejnë zgjidhje, ku niveli i shërbimeve dhe funksionimi i institucioneve demokratike janë pikërisht në funksion të zgjidhjes së këtyre problemeve, ja ky është në substancë procesi i integrimit europian. Dhe për këtë arsye, të gjithë duhet ta kuptojmë se si në çdo shoqëri demokratike, detyrat janë të ndara qartë dhe jo gjithçka kërkohet nga qeveria.

Me këtë nuk dua në asnjë mënyrë të shmang përgjegjësinë e qeverisë, e cila ngelet kryesorja në këtë proces, por po aq i rëndësishëm është angazhimi dhe funksionimi i çdo strukture tjetër siç është autoriteti vendor, sipërmarrja private, niveli i mësimdhënies, aktivizimi i shoqërisë civile, ndjenja e komunitetit, pastërtia e rrugëve, e deri tek sjellja në rrugë e familje e secilit prej nesh.

Integrimi është një gjë sa e thjeshtë për t'u kuptuar, aq i vështirë për t'u realizuar, pasi është produkt i një lëvizjeje të përgjithëshme të shoqërisë, lëviz mentaliteti i saj, lëviz kurajoja qytetare, lëviz tregu dhe marrëdhëniet njerëzore. Ju kavajësit keni dhënë shembuj se i zotëroni këto cilësi, prandaj edhe jam i bindur se do të jeni në ballë të këtij procesi.

Punë të mbarë!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›