Paraplegjiket Paketa higjienike nuk i lehteson nevojat tona
Mohimi i te drejtave minimale dhe mosplotesimi i nevojave te tyre ishin arsyet kryesore qe nxiten personat me aftesi te kufizuar te protestonin dje perpara Kryeministrise.
Ata thone se paketa higjienike duhet te kape shifren e 30 mije lekeve te reja pasi nevoja per to ne dite eshte shume e madhe. Per pasoje jeta e tyre behet e veshtire dhe e paperballueshme.
Paketa higjienike eshte 160 mije leke te vjetra por ne kemi kerkuar nje cmim prej 300 mije lekesh te vjetra sepse kostoja e paketes higjienike kap shifren e 50 eurove ne dite vetem per nje paraplegjik. Kryeministri e ka thene ne Parlament qe paraplegjiket do te marrin 80 litra karburant ne muaj gje qe nuk ka ndodhur. Eumlshte edhe siguracioni i personave qe na sherbejne. Kujdestari te paguhet me pagen minimale qe do te thote 170 mije leke te vjetra - tha Bajram Tirana kryetar i Shoqates se Tetraplegjikeve.
Ne kuader te Dites Nderkombetare te Personave me Aftesi te Kufizuar ministri i Punes Spiro Ksera tha se 13 nga buxheti i shtetit perdoret vetem per kete kategori. Ai shtoi se eshte tejet i nevojshem bashkepunimi me fondacione e donatore per mireintegrimin e kesaj pjese te shoqerise me te gjitha fushat.
Per vitin 2010 u disbursuan rreth 14.4 miliarde leke pra 13 me shume se ne 2009-n. U mbeshteten 133 mije persona me aftesi te kufizuar ose 8 me shume se ne vitin 2009. Per garantimin e cilesise se jetes per kategorite e personave me aftesi te kufizuar krahas rritjes se cilesise se sherbimeve te perkujdesit eshte garantuar edhe rritja e pagesave per te gjitha kategorite e aftesise se kufizuar - tha Ksera.
Personat me aftesi te kufizuar perbejne grupin me te madh te individeve ne nevoje qe mbulohen nga legjislacioni shqiptar i sistemit te mbrojtjes sociale. E megjithate infrastruktura e posacme eshte nje nder mangesite qe po mundon ne menyre te patolerueshme kete kategori personash.
Inkurajimi dhe edukimi per nje shoqeri pa paaftesi sigurim dhe arsimim me te mire per personat me aftesi te kufizuar. Ky eshte premtimi qe ka bere rreth tri muaj me pare ministri i Punes mbi strategjine e perfshirjes sociale per kete kategori per 3 vitet e ardhshme. Nderkohe qe prioritet sipas Kseres do te ishte edhe sigurimi i shanseve per punesim dhe zhvillim ekonomik nxitja dhe ndergjegjesimi i sherbimeve publike pergjegjese si dhe mbeshtetja per nje jete cilesore ne komunitet per personat me aftesi te kufizuar. Ndonese behet fjale per nje deklarate te dhene 11 muaj me pare paraplegjiket pohojne se nuk eshte mbajtur asnje prej ketyre premtimeve cka do te thote qe gjithcka ka mbetur ne harrese si zakonisht.