E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vitin 2012 nuk ka apokalipsë

Në vitin 2012 nuk do të ndodhë apokalipsi i parashikuar në kalendarin Maja, por do të nisë një evolucion i ri shpirtëror për njerëzimin.

Këtë e konfirmon mjeshtri Quetzasha, një njohës shumë i mirë i majave dhe aztekëve, njëkohësisht pasardhës i tyre.

Deri tani, disa studiues janë përpjekur të interpretojnë dokumentet e lëna nga majat, por pjesa më e madhe e tyre kanë mbetur të pakuptueshme. Quetzasha është i pari pasardhës i majave që flet për profecinë e shumëpërfolur. “Nuk duhet pasur frikë nga viti 2012. Për atë që do të vijë, duhet vetëm përgatitje shpirtërore”, theksoi ai.

Sipas tij, është e pamundur që në të ardhmen e afërt të ndodhin katastrofa globale.

“Sipas jush, nuk jetojmë tashmë në një botë plot katastrofa? Luftërat e vazhdueshme, urrejtja mes besimeve fetare, tragjedia bërthamore në Japoni dhe shfarosja e popujve të tërë nga uria dhe gjenocidi në Afrikë. Për të mos folur pastaj për katastrofat e përditshme, sepse katastrofa më e madhe është shkatërrimi i familjes”, tha Quetzasha për të përditshmen “Libero” në Itali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›