E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu në detyrë i PS-së ripërsërit mesazhin kërcënues ndaj deputetëve kundërshtarë

Edi Rama kërcënon

për përjashtim në emër të rregullave që vetë i ka shkelur dhe injoruar 


Edi Rama ju ka kujtuar deputetëve kundërshtarë dje nga berati, rregullat e partisë, kur ai vetë ia ka injoruar dhe shpërfillur ato, me rikandidimin e pas humbjes së zgjedhjeve. Duke folur për detyrimet e të zgjedhurve në parti, Rama ka pasur më tepër kujdes, t’ju përcjellë deputetëve kundërshtarë mesazhin përjashtues, në rast se ata hyjnë në Kuvend. 


Jo më larg se 4 ditë nga gara qesharake për kreun e PS-së, Edi Rama dhe kandidati në rezervë Maqo Lakrori kanë vijuar fushatën e tyre dje, në qytetin e Beratit, ku kanë paraqitur platformat e tyre para anëtarësisë së partisë së këtij qyteti.


Mesazhi i kryetari në detyrë Edi Rama gjatë prezantimit të platformës së tij ka qenë i qartë. “kush hyn në Kuvend, përjashtohet nga partia”.


Në fjalën e tij, Rama duke folur për rregulla që përcaktojnë qartë të drejtat dhe detyrimet e çdo individi që merr një detyrë në parti, më tepër ka folur në pozitat e atij që thotë, “bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”. 


Ndërsa Edi Rama, është nisur në numërimin e atyre që duhet të respektojnë rregullat, që nga kreu i organizatës duke përfunduar te deputetët, anëtarët e kryesisë dhe në të gjitha forumet drejtuese, ka përjashtuar veten nga respektimi i këtyre të drejtave.


Me injorimin e Statutit të PS-së, dhe me rikandidimin e tij për kreun e kësaj partie, Rama, tregoi që vetëm për rregulla në parti nuk është.


Pas mesazhit për deputetët “armiq”, Rama i është rikthyer refrenit të marrëdhënieve të pretenduara prej tij si të kushtëzuara, në raport me Kuvendin e Shqipërisë.


Në këtë pjesë të fjalimit të tij, retorika e Ramës ka qenë e njëjtë.


“Nuk mund të hyjmë në kuvend e të hartojmë ligje të tjera kur ligjet që miratuam me konsensus u shkelën, tha Rama, i cili edhe një herë demonstroi që ai që nuk njeh rregulla partie, pretendon të shndërrohet në ruajtësin e rregullave të tjerë, në një plan më të gjerë.


Në berat, para anëtarësisë së PS-së, nuk harroi të rrinte pa shpalosur platformën e tij, edhe kandidati rezervë Maqo lakrori.


Lakrori ka folur për tezat e tij si bashkimi i të majtës në formacione të ndryshme, si federate apo shkrirja në strukturat e PS. 


Lakrori është ndalur dhe në një pikë të rëndësishme siç është konkurrimi në parti. Ai ka kërkuar që të vendosen disa rregulla të qarta të këtij konkurrimi që edhe karriera në parti të bazohet në kontribute. 


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›