E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Studentet, automatikisht te regjistruar"

Tirane- Studentet e Universitetit te Vlores "Ismail Qemali", te cilet nuk munden te regjistroheshin gjate diteve te afateve te percaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, per shkak te nje urdhri te brendshem nga fakulteti i tyre, do te regjistrohen automatikisht. Ministria e Arsimit do te njohe listat e nxjerra pak dite me pare nga APRIAL, pavaresisht se studentet kane mesatare nen noten 6-te, gje e cila nuk pranohej nga rektorati i universitetit "Ismail Qemali". Ky lajm eshte konfirmuar dje nga Drejtoresha e Politikave te Arsimit te Larte ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, Elida Hoxha. "Kandidatet fitues te shpallur ne listat paraprake nga Agjencise Kombetare te Pranimeve ne Institucionet e Arsimit te Larte (APRIAL), te cilet brenda dates 20 shtator 2009 nuk jane lejuar per te kryer regjistrimin paraprak ne programin e studimit ku jane shpallur fitues nga Universiteti "Ismail Qemali", Vlore, per shkak te mesatares nen noten 6-te, do te konsiderohen qe e kane kryer regjistrimin paraprak", ka pohuar Elida Hoxha. Sipas saj, keta kandidate nuk humbasin te drejten e regjistrimit dhe perfshihen ne listat perfundimtare te kandidateve fitues qe do te shpallen nga APRIAL, ne baze te parimit Merite-Preference. Nderkohe, Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, nepermjet nje shkrese te vecante te drejtuar APRIAL, ka kerkuar qe studentet e Vlores te shpallen fitues dhe te regjistruar, pavaresisht se kjo procedure nuk eshte kryer ne kete universitet.

Ministri i Arsimit dhe Shkences ka siguruar te gjithe studentet qe procesi do te vijoje ne normalitet, brenda afateve te caktuara dhe do te gjenden te gjithe mekanizmat e bashkepunimit. Kjo me qellimin e vetem qe "ne fund te fazes perfundimtare te regjistrimit, te gjithe studentet fitues sipas parimit Merite-Preference, te listes se APRIAL, te ulen ne auditoret e universiteteve shqiptare".

Sonila Isaku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›