E Diel, 1 Nëntor 2026

Në zgjedhjet e 23 qershorit, 67 parti të regjistruara

Gazeta Shqip

Konkurrimi

KQZ 1Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 66 parti politike për zgjedhjet e 23 qershorit. Në mbledhjen më të fundit, katër anëtarët e pranishëm nga 72 parti politike që kanë paraqitur kërkesë për tu regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 23 qershorit, miratuan kërkesën e 67 prej tyre. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës për 5 parti politike për shkak të dorëzimit në KQZ të dokumentacionit jo të saktë apo jashtë afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Deri më tani mësohet se janë regjistruar dhe tre kandidatë të pavarur për deputetë. Në sy të bie emri i ish të përndjekurit Skënder Tufa, i cili do të konkurrojë në Qarkun e Tiranës. Ndërkohë që sipas Kodit Zgjedhor, partitë politike kanë afat deri më datën 23 prill për të depozituar kërkesën për koalicionet zgjedhore. Ky është afati i fundit ligjor për depozitimin e bashkëpunimeve parazgjedhore. Më pas dokumentacionet e paraqitura do të shqyrtohen nga ana e KQZ-së, nëse është në përputhje me ligjin zgjedhor ose jo. Deri më tani janë përfolur dy koalicione politike të udhëhequra nga dy partitë kryesore PS dhe PD.

Në zgjedhjet e 23 qershorit, 67 parti të regjistruara burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›