Neda me prejardhjen nga Kosova
Petriti flet me Nedën, Klaudian dhe Alkenën për patriotizmin. Petriti tregon histori patriotike dhe Klaudia çuditet. Neda thotë se deri në moshën 12-vjeçare është rritur me këto histori, deri në momentin që i vdiq gjyshi. Petriti thotë se ka një shtëpi në Sarandë. Neda e pyet Alkenën se ku ka qenë ditën e shpalljes së pavarësisë. Alkena tregon për atë ditë dhe thotë se kudo festohej. Më pas tregon dhe Petriti. Ai thotë se kishte vetëm këngë, gaz e hare në atë ditë. Ne bisedën e tyre merr pjesë dhe Ervini dhe thotë se kosovarët janë patriotë, ndërsa Petriti thotë se ka kuptuar që edhe shqiptarët janë patriotë në momentin kur i dogjën flamurin. Ai thotë se të gjithë profilet në “Facebook” ishin bërë kuq e zi. Neda thotë se ka prejardhjen nga Kosova dhe se dajat e saj mbajnë ende kasetat ku kanë folur me Adem Jasharin. Alkena shkon e përqafon.
Biseda dhe thashetheme
Algeni, Elisa dhe Neda diskutojnë për keqmenaxhimin e ushqimit në shtëpi. Elisa thotë se nuk është mirë të diskutosh ushqimin në shtëpi, ndërsa Neda thotë se kur bëhet fjala për uri është dakord, por jo të mbajnë dietë e të llogarisin kaloritë. Më pas Elisa flet për familjen dhe motrën e saj. Elisa thotë se nuk i pëlqen tipi i Ervinit dhe mënyra se si flet ai për të. “Elisa shan familjen”, ka thënë Ervini dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer Elisës, pasi publiku jashtë e merr si të vërtetë. Ajo thotë se nuk ka marrëdhënie të mirë me njerkën, por nuk shan familjen. Mirjeta ndodhet jashtë në oborr dhe fillon të qajë duke kujtuar gjendjen e Fatonit. Emiljo e qetëson. Emiljo i tregon Algenit për debatin që pati me Nedën. “Mos u përgjigj, lërja t’i bjerë në tokë dhe kaq”, i thotë Algeni i cili më pas largohet. Elisa në bisedë me Elisën thotë se Petriti i duket shumë djalë i mirë. Neda e mbështet. Shkëlqimi gatuan, ndërsa një pjesë e banorëve shkojnë të hanë bukë.
Mirjeta, qejfmbetje nga Algeni
Mirjeta thotë se është mërzitur më Algenin dhe konfrontohet me të. Ajo thotë se i kërkoi lëng qershie ose luleshtrydheje dhe ai i solli enkas lëng pjeshke. Algeni thotë se nuk kërkon që të bëjë debat në lidhje me ushqimin dhe largohet. Mirjeta thotë se Algeni sillet ndryshe me njerëz të ndryshëm. “Fjalët e mia nuk i dëgjon. Unë jam e sigurt që me Almën nuk sillet ashtu. Nuk është mirë që njerëzit e butë të merren nëpër këmbë”, u thotë Mirjeta banorëve. Algeni justifikohet. Neda dhe Elisa komentojnë debatin e mëparshëm të Emiljos dhe Nedës. Elisa thotë se e këshilloi Emiljon, ndërsa Neda shprehet se ai u ofendua nga diçka që ishte vetëm e saja. Ajo thotë se duhet të jesh njeri me komplekse, që në momentin që e merr si ofendim diçka që nuk të drejtohet ty. Banorët rrinë në oborr duke u ngrohur në diell, ndërkohë që një pjesë e banorëve merren me pastrimin e shtëpisë.