Çorapët e Gentës
Nga Express më 19 janar 2011 në ora 12:19
Kjo që po shihni në foto nuk është “Pipi Çorapegjata”, por është këngëtarja Genta Ismajli.
Këngëtarja ka kënduar në natën finale të zgjedhjes së Miss Universe Kosova, ndërkaq çorapët e saj kanë filluar të debatohen më të madhe në Kosovë.
Për shumë kë ky është një stil i ri i këngëtares, e cila po paraqitet paksa më ndryshe në klipe, si në stil ashtu edhe në zhanrin e saj muzikor.
Viti i kaluar për Gentën nuk ka qenë i suksesshëm, ndërkaq dështimi më i madh për të ishte mos arritje në finale gjatë festivalit të televizionit publik zviceran, ku Genta nuk arriti në finale.