Trump qorton Lohanin

Donald Trump e ka qortuar aktoren Lindsay Lohan.
Aktorja e njohur e ka kthyer mbrapshtë fertën e tij për t’u paraqitur në sezonin e ri të “Celebrity Apprentice”.
“(Lohan) është afruar me mua dhe kemi fol për këtë gjë. Por, në atë kohë nuk ishte momenti i duhur”, ka thënë Trump për revistën “Life & Style”.
“Lindsay në radhë të parë është dashur që të rikuperohet. E njoh Dinan (nënë e saj), është më të vërtetë një grua e mirë por mendoj që ajo nuk ka ngjashmëri. E njoh edhe Michael pak. Por i kam thënë asaj se mund të vij në emision pasi të rikuperohet”, ka thënë pasaniku.
Në edicionin e ri të emisionit të Trump pritet të vinë; La Toya Jackson, Lisa Rinna, Hope Dworaczyk, Nikki Taylor, Star Jones, Dionne Warwick, Meatloaf, Gary Busey, Mark McGrath, David Cassidy, Richard Hatch, Jose Canseco, John Rich, Lil Jon, Nene Leakes dhe Marlee Matlin.
“Celebrity Apprentice” do të jepet premier me gjashtë mars në NBC.