Siti përgatit super ofertën për Samuel Etonë
Mançester - Mançester Siti është duke përgatitur një super ofertë për një nga kampionët e rinj të Evropës, Samuel Etonë. Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja “Marca”, e cila thotë se klubi i miliarderëve mund ta bindë shumë lehtë këtë herë Barcelonën.
Sulmuesi kamerunas ka zhvilluar një sezon me të vërtetë mbresëlënës me Barcelonën, duke arritur të shënojë 29 gola vetëm në kampionat, dy më pak se Diego Forlan.
Samuel Eto ka edhe një vit kontratë me Barçën, dhe nëse nuk ikën në këtë merkato, atëherë katalanasit do ta lëshojnë me parametra zero sezonin e ardhshëm.