E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Duhet të jemi në Ligën e Kampioneve

Milano - Milani do të përballet në ndeshjen e fundit të Serisë me Fiorentinën në transfertë. Skuadrës së drejtuar nga Karlo Ançeloti i duhet të paktën një barazim për të mos rrezikuar të luajë në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampioneve, por të jetë direkt pjesë e grupeve.

Në ankth për të ardhmen e skuadrës së tij është edhe braziliani Rikardo Kaka, i cili kërkon që Milani t’i bëjë një mbyllje sa më të denjë këtij kampionati.

“Kjo javë është shumë e veçantë dhe delikate për ekipin tonë. Po kalojmë një periudhë të vështirë, dhe duhet patjetër ta hedhim pas dhe të rikthehemi në Ligën e Kampionëve”, deklaron Riki Kaka.

Finalja e ditës së djeshme mes Barcelonës dhe Mançesterit ka ringjallur edhe një herë nostalgjinë e milanezëve, emocione të cilave nuk u shmanget dot as Kaka.

“Finalja e djeshme mes Barcelonës dhe Mançester Junaited na motivoi edhe më shumë, sepse dëshirojmë t’i kemi sërish ato emocione dhe atë presion, dhe të fitojmë sërish”, përfundon Kaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›