E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Zgjidhje në funksion të transparencës

Nuk ka preferuar të bëjë komente mbi ekzistencën e një formule konsensusi, nën ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, por kryesocialisti Edi Rama ka theksuar se është në favor të cdo zgjidhje me bazë transparencën.

“Ne jemi të vendosur për çdo zgjidhje që i hap rrugë transparencës. I vënë përballë kësaj përpjekjeje, një përpjekje e padenjë, një përpjekje e shëmtuar dhe e ulët që me baltën e shpifjeve dhe të fyerjeve kërkon që të dekurajojë të padekurajueshmit” tha Rama.

Deklarat kryeosicialisti i bëri pas vizitës në spital tek ish- grevistët e urisë, të cilët po kurohen ne QSUT. Ai bëri gjithashtu thirrje për një pjesmarrje masive në protestën e pasdite, e ciliësuar ditë më parë si shumë e rëndësishme.

Elona Gjylmi
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›