E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falcao e do Realin

Sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao dëshiron të luajë për rivalin e qytetit, Real Madrid, ka bërë të ditur babai i tij, Garcia.

Ylli kolumbian është një prej futbollistëve më të markuar në Evropë pas paraqitjeve të shkëlqyeshme për Atleticon në edicionin e kaluar. Kurse, në të ardhmen e afërt mund të ndryshojë skuadër por jo edhe qytetin.

“Falcao dëshiron të luajë për Real Madridin. Kjo ka qenë ëndrra e tij e kamotshme. Nëse kjo nuk realizohet ai do të kalojë në Premierligë”, deklaroi Garcia për radio Medellin. Falcao kërkohet edhe nga Chelsea dhe Manchester City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›