Veriu nuk do të jetë temë në dialog
Ai duke folur për dialogun që pritet të filloj në mes dy vendeve, ka deklaruar se ka miliona çështje për të cilat mundë të diskutojnë këto dy vende por jo për veriun, pasi kjo çështje i takon punëve të brendshme të Kosovës.
Fitou, në një intervistë për “Lajm”, ka deklaruar se për bisedimet politike nuk duhet të ketë kushte, madje as zbatimi i marrëveshjeve teknike të arritura më herët sipas tij nuk do të duhej të ishte kusht për filmin e dialogut.
Ambasadori francez duke folur për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur, ka thënë se përfundimi i këtij procesi është natyral dhe duhet të shihet si një çështje me e madhe se politika ditore. Sipas tij Kosovës nuk i pengon problemi i pazgjidhur i veriut në procesin e pavarësimit të plotë, transmeton Indeksonline.