E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galucci: Pa njohjen e Kosovës, nuk ka BE

Kosova dhe Serbia nuk mund të hyjnë në Bashkimin Evropian ndërsa nuk e njohin njëra-tjetrën, sepse kjo nuk është çështje e politikës, por e funksionimit të dy shteteve. Kështu ka deklaruar diplomati amerikan dhe ish-administratori rajonal i UNMIK -ut në Mitrovicë, Gerald Gallucci.
Galucci ka thënë se “BE nuk dëshiron të këtë edhe një vend të ndarë si Qiproja”. Galucci konsideron se Kosova edhe në tej është një shoqëri e parregulluar nën administrim të bashkësisë ndërkombëtare.

“Në veri të Kosovës gjendja është ajo e konfliktit të ngrirë, kështu që UNMIK dhe EULEX kanë të njëjtin rol e ai është ruajtja e paqes” tha më tej ai. I pyetur nëse mendon se Kosova do të jetë e ndarë, Galucci është përgjigjur se bisedimet për këtë në këtë moment janë destruktive.

“Çështja e Veriut nuk do të trajtohet në mënyrë të veçantë dhe mendoj se plani i Ahtisaarit është zgjidhja më e mirë”, tha Galucci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›