E Enjte, 5 Nëntor 2026

Treguesit demografik të INSTAT, Meta: Alarm i kuq, të ndalet shterimi i popullit!

Për kryetarin e shtetit, Ilir Meta, treguesit demografike të INSTAT dëshmojnë zbrazjen e vendit dhe sipas tij, Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak.

Presidenti  Meta, i cili është drejt përfundimit të  mandati në krye të institucionit që drejton, thekson se ka ardhur koha për ta ndalur këtë shkretim, që siç thotë ai, është programuar nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare.    

“Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik. Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar. Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterimi asgjësues të popullit. Ky model “zhvillimi” nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi. Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare”, shprehet Meta.

Presidenti Meta këto deklarata i bëri në rrjetin social Facebook, ndërkohë që edhe lajmëroi se vetë ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare disa ditore në komunat e banuara nga arbëreshët në Kalabri.

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›