Negociatat Lajcak te enjten perseri ne Tirane
Pas deklarates se nje dite me pare te Perfaqesueses se Larte te BE-se Catherine Ashton zedhenesja e saj Maja Kacijancic beri te ditur dje ne nje konference per shtyp se Lajcak do te kete serish takime gjate dites se neserme ne vendin tone. Brukseli sipas zedheneses se Ashtonit po e ndjek situaten ne vend dhe te dyja palet e dine se cfare duhet te bejne per te kaluar krizen. Ju e dini se ne po e ndjekim situaten politike ne Shqiperi nga
afer. Ne kemi kerkuar ate qe duhet bere ne kete moment pas atyre ngjarjeve qe kane ndodhur. Kjo eshte arsyeja qe drejtori i Sherbimit te Jashtem per Ballkanin Mirosllav Lajcak do te shkoje perseri ne Tirane. Ai do te riperserise mesazhin tone se cfare duhet te beje Shqiperia. Kjo duhet bere ne menyre qe vendi te vazhdoje te ece perpara dhe te rivendoset dialogu per te gjetur nje zgjidhje paqesore tha Maja Kacijancic zedhenesja e baroneshes Ashton. E pyetur per hetimin mbi telefonat e gazetareve dhe zyrtareve te larte te shtetit qe ka ndermarre komisioni hetimor parlamentar lidhur me ngjarjet e 21 janarit Kacijancic tha se Si thashe ne po e ndjekim situaten me vemendje. Sigurisht qe ne e dime se cfare duhet te beje Shqiperia per te zbatuar reformat e BE-se qe e afrojne vendin me komunitetin europian. Ne e dime gjithashtu se tani jane per tu analizuar nje sere ceshtjesh atje.
Josef Daul
Kreu i grupit parlamentar te Partive Popullore Europiane Josef Daul i cili ishte nje prej pjesemarresve ne takimin e Crocodile mes kryeministrit Berisha dhe kreut te PS-se Edi Rama beri thirrje per zhvillimin e debatit ne Parlament dhe shmangien e dhunes. Ne nje interviste per ABC Nees ai tha se Dhuna ska sjelle kurre gje. Nese behet fjale per demonstrata ne nje diktature ok por Shqiperia eshte demokraci dhe ben pjese ne Bashkimin Europian dhe ndaj duhet nje menaxhim demokratik. shte per kete arsye qe ka zgjedhje cdo pese vjet. Ajo qe ju them votuesve te mi eshte nese une punoj keq brenda pese vjeteve ju mund te me jepni nje shkelm. Kjo eshte demokracia dhe ndonjehere seshte e lehte per te jetuar me te ashtu sic seshte e lehte per ta menaxhuar ate.