E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet lokale 1000 takime ne te gjithe vendin per dy muaj

/ /

Levizja Socialiste per Integrim nis turin e takimeve paraelektorale per zgjedhjet vendore te 8 majit. Burime nga LSI-ja thane se fushata paraelektorale do te shtrihet pergjate dy muajve shkurt-mars. Gjate kesaj kohe LSI-ja do te zhvilloje 1000 takime ne te gjithe vendin sipas nje axhende te pergatitur nga shtabi qendror i kreut te LSI-se Ilir Meta. Burime nga LSI-ja shtojne se ne te pakten 300 takime do te jete i pranishem vete kryetari i LSI-se Ilir Meta. Nderkohe qe ne 700 takimet e tjera qe do te zhvillohen ne gjithe vendin do te jene te pranishem drejtues te tjere te larte te LSI-se. shte parashikuar qe ne cdo takim te jete nje minister i LSI-se si dhe nenkryetari i saj. Kjo faze paraleketorale eshte percaktuar edhe si periudha kur do te behet perzgjedhja e kandidateve qe do te garojne ne zgjedhjet lokale.
Burime nga LSI-ja thane se objektivi i kesaj force politike per zgjedhjet e 8 majit eshte qe te marre 18 per qind te votave per keshilltaret bashkiake. Nje shifer qe eshte dyfishi i rezultatit te arritur ne zgjedhjet e kaluara vendore. Nisja e fushates paraelektorale do te behet diten e neserme. Kryetari i LSI-se Ilir Meta ka paralajmeruar zhvillimin e pese takimeve ne rrethin e Lushnjes objektiv kryesor i te cilave eshte pergatitja e zgjedhjeve vendore. Kater takime do te zhvillohen ne komunat e Lushnjes dhe nje ne qytet. LSI-ja eshte forca e pare politike qe ka ndermarre pergatitjen per zgjedhjet vendore duke mobilizuar gjeresisht gjithe strukturat e saj. Mbledhja e fundit e kryesise se kesaj partie do percaktoje dhe direktivat kryesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›