E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kerkon prova nga policia per 29 te arrestuarit e demonstrates

/ /

TIRANE - Prokuroria e Tiranes i ka terhequr vemendjen dje policise per rrezikun e lirimit nga paraburgimi te 29 personave te arrestuar pas demonstrates se 21 janarit me akuzat per kundershtim te policise dhe shkaterrim prone. Sipas Prokurorise masat e sigurise te dhena nga gjykata me nga 15 deri ne 20 dite burg jane duke perfunduar. Ne perfundim te afatit te ketyre masave sipas Prokurorise per te gjithe personat do te behet rivleresim i masave te sigurise. Nese nuk ka prova te reja personat rrezikojne te lirohen. Sipas Prokurorise afati i mbajtjes ne burg te 29 personave po kalon dhe policia ende nuk ka servirur asnje prove shtese. Nese na sjellin prova ne ditet e mbetura para seancave te rivleresimit te masave do kerkojme arrest me burg pa afat per keta persona por nese policia nuk sjell prova te reja shtese do te detyrohemi te kerkojme ndjekje penale ne gjendje te lire kane thene burimet e Prokurorise. Sipas tyre aktualisht ka prova vetem per shtate persona te arrestuar me urdhra ndalimi nga Prokuroria te cilet jane evidentuar prej pamjeve filmike te administruara ne dosje. Nderkohe per 29 shtetasit qe jane lene ne arrest me burg me 15 apo 20 dite afat nuk ka pamje te administruara ne dosje nga policia.

Prokuroria Ekspertimi i predhave eshte filmuar

Prokuroria e Pergjithshme ka sqaruar dje se administrimi dhe ekspertimi i predhave te gjetura ne trupin e dy personave te vrare ne demonstraten e 21 janarit eshte bere sipas ligjit. Pas deklarates se ministrit te Brendshem Basha ne komisionin parlamentar Prokuroria ka thene se administrimi dhe verifikimi i predhave eshte bere nga ekspertet e Mjekesise Ligjore sipas respektimit te procedures se marrjes se provave. E gjitha kjo procedure eshte bere me pershkrime te hollesishme ne proces-verbale shoqeruar me fotografim dhe filmim zanor kane thene burimet nga Prokuroria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›