E Diel, 1 Nëntor 2026

Negociatat, nis takimi Thaci-Ashton në Bruksel, pritet me Dacic

BRUKSEL-Të dy kryeministrat, Thaçi e Dacic, janë ftuar edhe njëherë në Bruksel nga shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, me shpresën që të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Baronesha Ashton e sapokthyer nga Shqiperia ka nisur sot nje takim me kryeministrin kosovar, Hashim Thaci dhe me pas pritet te takoje koke me koke dhe Dacic. Pas takimeve te vecanta, Ashton do takoje te dy kryeministrat.

Në Bruksel takohen të mërkurën sërish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç. Të dy kryeministrat shkojnë në Bruksel më ftesë të shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para nisjes për në Bruksel tha nga aeroporti i Prishtinës se “udhëton për në Bruksel me qëllimin më të mirë që të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrdhënieve Kosovë-Serbi”.

“Dua ta potencoj që me arritjen e marrëveshjes nuk do të fitojë vetëm Kosova, por edhe Serbia dhe i tërë rajoni. Do të jetë një lajm i mirë edhe për BE-në. Nëse ka marrëveshje do të krijohen kushtet edhe për zgjedhje të lira në veri të Kosovës, do të formohet asociacioni i komunave më shumicë serbe, por, pa ndonjë mandat legjislativ, ekzekutiv apo ndonjë pushtet të tretë”, tha kryeministri Thaçi.

Tetë takimet e deritashme të zhvilluara me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel, kryeministri Thaçi i vlerësoi konstruktive. Në takimin e fundit me dy prill, Thaçi tha se kanë qenë shumë afër marrëveshjes, prandaj në takimin e së merkurës në datën 17 prill, Thaçi beson se “Serbia do të marrë përgjegjësi dhe do të largohet nga ngurtësia që ka pasur kohët e fundit”.

Thaçi shkon në Bruksel me të njëjtat pozicionime
“Pozicioni i Kosovës është i qartë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës dhe standaret evropiane. Ne kemi prezantuar opinionet tona për domosdoshmërinë e shpërbërjes së strukturave paralele serbe në veri. Edhe domosdoshmërinë për krijimin e kushteve për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave në veri dhe do të punojmë maksimalisht që të kemi një sistem unik të drejtësisë në të gjithë territorin e Kosovës dhe një sistem policor sipas standardeve dhe ligjeve të Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.

(d.b/DeutscheWelle/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›