E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Plani gjashtëpikësh nuk do të zbatohet në Kosovë

Prizren (start)-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi sot, se opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar duhet të harrojë planin më të fundit të miratuar nga Këshilli i Sigurimit, i njohur ndryshe si plani gjashtëpikësh, i cili synon shtrirjen e EULEX-it në të gjithë territorin e Kosovës. Plani në fjalë është arritur në bazë të marrëveshjes së OKB-së dhe Beogradit.

"Harroni gjashtë pikët, kjo nuk do të zbatohet në Kosovë, ato nuk janë tema jonë. Tema jonë është implementimi i vullnetit të popullit të Kosovës, ndërtimi dhe zhvillimi i shtetit, zbatimi i planit të Ahtisaarit. Gjashtë pikat janë të vdekura"-deklaroi kryeministri kosovar në një tubim në Reçan të Prizrenit.

Thaçi tha se duhet harruar gjashtë pikat sepse ato janë “ëndrrat e këqija të Beogradit”.

Lidhur me nismën e Serbisë për revidimin e Marrëveshjes së Kumanovës, Thaçi tha se përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ata të Beogradit mund të bisedojnë për çështjet e brendshme të Serbisë, por jo edhe për Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›