Negociatori i PE-së, Doul, do të vizitojë Tiranën më 23 qershor për zgjidhjen e krizës
Kreu i së djathtës europiane do të zhvillojë takime me krerët e maxhorancës
Eljona Ballhysa
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partive Popullore Europiane, Zhozef Doul, një nga negociatorët e zgjidhjes së krizës politike shqiptare, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë javën e ardhshme. Sipas njoftimit për shtyp të PPE-së, kreu i së djathtës europiane do të vizitojë Tiranën nga data 23 qershor deri më 15 qershor dhe do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit dhe maxhorancës. Në axhendën e tij nuk është përfshirë asnjë takim me përfaqësues të opozitës. Duket se negociatori i Parlamentit Europian po konfirmon deklaratën e bërë një ditë më parë në Kuvend nga Gramoz Ruçi, sipas të cilit, marrëveshja e ndërkombëtarëve për kompromis dhe për zgjidhjen e krizës është rrëzuar nga maxhoranca. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Zhozef Doul do të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Jashtëm Ilir Meta, si dhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. “Kjo vizitë vjen pas dështimit të përpjekjeve për të gjetur një marrëveshje midis qeverisë shqiptare dhe opozitës”,- shkruhet në njoftimin për shtyp të Grupit Parlamentar të Partive Popullore Europiane.
Letra
Zhozef Doul, përfaqësues i së djathtës evropiane, së bashku me kolegun e tij, Martin Shultz, përfaqësues i së majtës europiane, vetëm pak ditë më parë u dërguan një letër të përbashkët dy krerëve të politikës shqiptare, kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës, Edi Rama. Nëpërmjet kësaj letre, dy europarlamentarët kanë shprehur keqardhjen që politika shqiptare ende nuk ka gjetur zgjidhjen e krizës, ndërsa kanë bërë thirrje për arritjen sa më parë të një marrëveshjeje. “Shprehim keqardhje që qeveria shqiptare dhe opozita nuk mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre duke mos qenë në gjendje të ndërmarrin hapa të mëtejshëm drejt përmbushjes së ambicieve europiane të vendit”, - shkruajnë dy krerët e grupimeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Europian në letrën dërguar Berishës dhe Ramës. Doul dhe Shulz më tej i kërkojnë qeverisë e opozitës të gjejnë zgjidhje të përbashkët për krizën, pasi, sipas tyre, të dyja palët janë të vetëdijshme që moszgjidhja e krizës pengon integrimin e shqiptarëve. “Në këtë kontekst, ne shpresojmë që udhëheqja politike shqiptare e kupton mirë se tejkalimi i kundërshtimeve aktuale politike është vendimtar për ecurinë e integrimit europian të vendit dhe për promovimin e aspiratave europiane të qytetarëve shqiptarë”, - theksohet më tej në deklaratë. Duke kërkuar në mënyrë ultimative zgjidhjen e krizës, europarlamentarët vunë theksin te zgjidhja transparente e krizës dhe te respektimi i plotë i Kushtetutës. Opozitës i kërkohet të vazhdojë punën “brenda Parlamentit”, ndërsa për qeverinë kërkohet “të punojë me opozitën për reformën e sistemit zgjedhor dhe procedurat parlamentare”. Krerët e dy grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Europian arritën t’i japin fund grevës së urisë së opozitës ndërsa vendosën në tryezën e ndërkombëtarëve çështjen shqiptare. Nëpërmjet një letre të parë, pak kohë më parë, drejtuar kryeministrit Berisha dhe kryetarit të PS-së, Rama, Shultz dhe Doul u kërkuan politikanëve shqiptarë që të zgjidhin sa më parë krizën, ndryshe do të ndërpritet procesi i integrimit europian. “Dy grupet tona kanë frikë se nuk mund të nxirret një konkluzion mbi çështjen e funksionimit të demokracisë pa zgjidhje kompromisi të krizës politike aktuale. Do të preferonim të kërkonim një ndërprerje të procesit të anëtarësimit deri në kohën kur një zgjidhje e ndershme e krizës të arrihet në vend të rrezikut për një rekomandim negativ”, - thuhet në letrën në lidhje me opinionin e pritshëm të Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë.
Zëdhënësja e Fylesë: “Dy liderët politikë shqiptarë, përgjegjës për krizën”
Vetëm dy ditë më parë erdhi sinjali i radhës nga Brukseli përsa i përket zgjidhjes së krizës politike shqiptare. Zëdhënësja e komisionerit për Zgjerim në Komisionin Europian, Angela Filote, deklaroi se tashmë zgjidhja e krizës politike shqiptare u ngelet dy liderëve kryesorë politikë dhe ata duhet ta gjejnë atë sa më shpejt në Tiranë. Sipas saj, gjetja e zgjidhjes është në radhë të parë e rëndësishme për vetë qytetarët shqiptarë për plotësimin e aspiratave të tyre europiane. “Ne duam të shikojmë në Shqipëri një demokraci më të maturuar dhe dy liderët e saj politikë duhet të na e tregojnë këtë”, - theksoi Filote. Sipas saj, në procedurën e shqyrtimit të kërkesës së statusit kandidat të Shqipërisë, rëndësi të veçantë do të ketë edhe plotësimi i kriterit politik.
19 Qershor 2010