E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negocime per parate e “Cenaj&Co”

Tirane - Ish kreditoret e firmes piramidale “Cenaj&Co”, mund te rimarrin nje pjese te parave te tyre te depozituara ne kete firme. Avokati i shtetit Eduart Halimi tregon menyren se kane nisur negocimet me shtetin helen per rikthimin e ketyre parave te sekuestruara ish bosit Lefter Cenaj. Nga ana tjeter Halimi ka sqaruar nese ish kryeadministratori Faradin Arapi dhe ish ministri i Finances, Arben Malaj do te ishin paraqitur ne gjyqin e zhvilluar ne ngarkim te ish bosit te firmes piramidale “Cenaj&Co” ne gjykaten e Athines, parate tashme do te ishin ne xhepat e kreditoreve. Nje pjese e depozitave te kreditoreve te firmes piramidale Cenaj do te rikthehen ne muajt ne vazhdim. Sipas Avokatit te Shtetit, nje grup ekspertesh te drejtesise shqiptare do te nisin negociatat e tyre me drejtesine greke, per te gjetur nje menyre per rikthimin e ketyre parave te sekuestruara nga ana e shtetit helen. Nga ana tjeter, do te nisen edhe negocime per menyren e transferimit te ketyre parave ne vendin tone, para te cilat arrijne miliarda euro. Por jo vetem kaq. Avokati i Shtetit, Eduart Halimi i kerkon prokurorise shqiptare te nise hetimet mbi arsyet e mos paraqitjes ne gjyqin e zhvilluar ne gjykaten greke, te kryeadimistratorit Faraudin Arapi dhe ish ministrit te Finances te asaj kohe Arben Malaj, persona te thirrur ne kete proces gjyqesor ne cilesine e deshmitareve. Vete Halimi e ka cilesuar ate, si nje mundesi te mire qe pasuria e 61 vjecarit Cenaj te ishte transferuar qe ne ate kohe ne vendin tone ne menyre te tille edhe likuidimin e kreditoreve. Lefer Cenaj, i njohur si ish bosi i firmes piramidale me te njejtin emer u ekstradua ne vendin tone dy dite me pare, pas kerkeses se bere nga autoritet e vendit tone. Ekstradimi i tij u be i mundur pas aprovimit te Gjykates se Janines per ne vendin tone. 61 vjecari u ve ne pranga ne vitin 2002 nga ana e autoritete greke, vend ne te cilen edhe i fshihej drejtesise Shqiptare, per vepren penale te mashtrimit, dy muaj para se te shpalljen ne kerkim nga vendi yne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›