E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dikush qesh, e dikush qan

Kanë qenë të ndryshme reagimet e skuadrave pas ndeshjes gjysëmfinale në Ligën e Kampionëve. Fundi dramatik në ndeshjen mes Realit dhe Dortmundit, ka lënë pa frymë në minutat e fundit adhurues të sportit numër një në botë.

Por fishkëllima e fundit e Howard Webb e ka zyrtarizuar Borusia Dortmundin si finalistin e parë në Ligën e Kampionëve këtë edicion. Tifozë të shumtë të Realit në stadium ishin të përlotur, ndërsa ata gjermanë të paktë në Madrid ishin të hareshëm.

Njëjtë ishte edhe në fushë, madrilenët të zhgënjyer e në lot, te gjermanët dallohej buzëqeshja. Sergio Ramos e përjetoj më së rëndi eliminimin e Real Madridit. Te Ramos në rolin e ngushëlluesit u afrua kapiteni rezervistë, Iker Casillas.

Në anën tjetër Jurgen Klopp dhe banka e tij të lumtur deri në fund u nisën drejt zhveshtoreve. Në zhveshtore për lojtarët u dha nga një fanelë ku shkruante se "Wembley" po i thërret./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›