E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumania dënon përjetë Ardian Mutu

Sulmuesi Ardian Mutu është përjashtuar përgjithmonë nga ekipi kombëtar i Rumanisë, pas kalimit të natës duke pirë me një bashkëlojtar para miqësores kundër San Marinos, ka thënë selektori Victor Piturca. Mutu ishte bashkë me mbrojtësin e West Bromwichit, Gabriel Tamas, i cili pati të njëjtin fat si dhe rumuni Mutu. Kjo ndodhi pas fitores 1-0 ndaj San Marinos. “Të dy futbollistët janë përjashtuar përgjithmonë nga ekipi kombëtar. Është mëkat, por rregullat janë strikte dhe ata është dashur ta dinë këtë”, theksoi Piturca. Lajmi është konfirmuar nga ana e teknikut të kombëtares rumune, Viktor Piturka. Ky i fundit ka thënë se edhe mbrojtësi Gabriel Tamas është përjashtuar përjetë, pasi ka qenë me Mutu. Ky mund të konsiderohet si një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare, pasi një prej lojtarëve kryesorë të kombëtares rumune nuk do të jetë i pranishëm në sfidën që do të zhvillohet në Tiranës mes Shqipërisë dhe Rumanisë. Ardian Mutu gjatë gjithë karrierës së tij ka patur probleme të ngjashme, por edhe me dopingun, që e kanë bërë atë të njihet si një futbollist problematik. Futbollisti rumun Adrian Mutu gjatë gjithë karrierës së tij kishte probleme me disiplinën e tij, madje ishte dënuar edhe për përdorimin e substancave të palejuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›