E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nejmar s'ka firmosur për Bajern Mynihun

Teksa dy ditë më parë ish-zëvendëspresidenti i Santosit, Visente Kashione, hodhi "bombën" se Nejmar ka firmosur me Bajernin e Mynihut, ai që ka përgënjeshtruar dje në media këtë lajm ka qenë menaxheri i yllit të Santosit. "Është e vërtetë që për Nejmarin kemi marrë dhjetëra oferta, nga të cilat, ajo gjermane është shumë interesante. Por nuk ka asgjë të konkretizuar. Por edhe pse për momentin nuk ka firmosur asgjë, mundë-sitë reale janë që 21-vjeçari të zbarkojë në Europë gjatë kësaj vere, ndaj nuk duam të nxitohemi", - përfundoi agjenti i sulmuesit brazilian.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›