E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeman: Balotelin e ofendojnë për sjelljen

Zdenek Zeman del si gjithmonë kundër rrjedhës. Teknikut çek, me sa duket nuk i ka pëlqyer deklarata e Mario Balotelit, i cili ka kërcënuar me largim nga fusha nëse ndaj tij do të formulohen sërish kore raciste. "Diskutimi i Balotelit është pak i çuditshëm. Unë jam i mendimit se tifozët nuk e sulmojnë Marion për shkak të ngjyrës, por për sjelljen e tij. Pastaj nuk e kuptoj se pse lojtarët e tjerë me ngjyrë që Milani ka në ekip nuk kanë të njëjtin trajtim nga tifozëritë kundërshtare, siç ndodh me Balotelin", - ka deklaruar Zeman, ish-trajneri i Romës, tifozëria e së cilës ofendoi Balotelin.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›