E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nejmar trondit Realin: Jam fans i Barças!

Ylli i Santosit, Nejmar, ka pranuar se është fans i madh i Barcelonës dhe i Lionel Mesit. “Kush nuk e adhuron Barcelonën?”, theksoi Nejmar në një intervistë për FIFA.com. “Ata e kanë krijuar bazën një kohë të gjatë më parë dhe tani po marrin shpërblimin e merituar. Meritojnë çdo lëvdatë për kënaqësinë që u kanë dhënë tifozëve dhe të gjithë njerëzve të cilët duan të shohin futboll të bukur, e ku përfshihem dhe unë.” Nejmar është një prej emrave më të lakuar në tregun e transferimeve për janarin e ardhshëm, pasi për të luftë të ashpër do të zhvillojnë zyrtarët e Real Madridit dhe të Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›