E Diel, 1 Nëntor 2026

Nematodët nuk mund ta gërryejnë kursin opozitar të PD-së

02-08-2013 / Nga Sulejman Cakoni

Partia Demokratike eshte uragan suksesi, se fundi ka nderruar llojin e mazhorances, nga pushteti ne opinion, por kurrë dimensionet elektorale e parimet demokratike moderne. Sllogani politik “koha për ndryshim” e cila eshte simbolizim i domosdoshmerise se perhershme njerezore per evoluim, do te shoqeroje perjetesine e brezave te ardhshëm dhe akoma me perpara do i zhvendosin.   
Sipas opinionit predominues te anetaresise demokrate, absolutisht as me te voglin rol politik nuk luajne llomotitësit e ushqyer me qumeshtin e Partise Demokratike, po keshtu dhe te tjere te harruar qe e kane luajtur prapanicen sa here jua kane kerkuar interesat e tyre.
Tashme ka filluar fushata e zgjedhjes se leksioneve me te mira per riorganizimin e funksionimin e Partise Demokratike. Rendin analistet, opinionistet e kush mundet ne te gjitha organet e shtypit, tryezave te televizioneve per te dhene mend e shfaqur dije, duke demonstruar produkt politik alla kinezçe e per te thene ai dhe ata e kishin fajin, une e kam thene shume me pare se do humbni e te tjera opinione te lira sipas orekseve. Asgje te keqe politike nuk ka te shkrehin mllefin personal për mosrealizimin e objektivave te tyre ne perfitimet qe afron anetaresimi ne PD. Absolutisht as me te voglin rol politik nuk luajne llomotitesit e ushqyer me qumeshtin e PD, po keshtu dhe te tjere te harruar qe a kane luajtur prapanicen sa here jua kane kerkuar interesat e tyre. Nematodë e buburrecë qe edhe kur zbritnin ne baze perpiqeshin te luanin me ndershmërinë e demokrateve te thjeshte, sigurisht nen ombrellën e PD-se nuk mundin te sjellin asgje nga vetja e tyre. Te tjere qe benin “historine” e levizjeve duke u vetepercaktuar dhjetoriste e mbajtur flamurin e nismetarit, edhe te gjithe sebashku nuk mundet te fitojne çmimin e leksionit me te mire, pavaresisht se juria mund te ngrihet me te afermit e tyre.
Partia Demokratike eshte uragan suksesi, se fundi ka nderruar llojin e mazhorances, nga pushteti ne opinion, por kurre dimensionet elektorale e parimet demokratike moderne. Sllogani politik “koha per ndryshim” e cila eshte simbolizim i domosdoshmerise se perhershme njerezore per evoluim do te shoqeroje përjetësinë, brezat e ardhshëm akoma me perpara do i zhvendosin.      
Aspak per amortizimin e ketyre llomotitesve te perhereshem,por duhet qartesuar e thene se uragani i anetaresise se demokrateve nuk shuhet brez pas brezi, pavarsisht zevendesimit te liderishipit, tashme perjetesia e tij eshte fituar ne ‘92. Realisht eshte koha qe kushdo duhet te shfaqet me qendrimet e tij, te transmetojë produkte politik nga te gjitha anet e mjedisit qe e rrethon ashtu siç e mendon, pse jo edhe te kundërshtoje format e procesit te riorganizimit te familjes se demokrateve. Te votoj a te mos votojë lidershipin apo drejtuesin me te afert te partise, e rendesishme sipas opinionit te pergjithshem te anetarësisë eshte te rikthehemi tek burimi i humbjes e te percaktojme disa rregulla elementare te qendrimit ndaj votes se lire. Sipas opinionit predominues te anetaresise  kemi miq e dashamires te cilet e kane nderruar (shitur) disa here PD-ne e perseri penetrojne dhe degjohen leksionet e tyre edhe pas humbjes, kete fenomen nuk mundemi ta asimilojme me tej. Ashtu si kunder eshte shkaterruar ne themel sistemi i vlerësimit te kontributeve te gjithësecilit pjesetar, madje ne gjithe komunitetin jo vetem ne subjektet politike. E sipas opinionit qytetare disa gjera duhen thene drejt e ne vendin e duhur.Sa here jane ngritur ne shtyp problemet qe shkaktoheshin drejtpersedrejti nga marredheniet e nepunesve (administratoreve te shtetit) me qytetarin? Madje ndershmerisht ju sjell nje fakt nga ministria e drejtesise te dates 1 gusht 2013. Djali i ri njekohesisht nepunes ne sektorin e trajtimit te dosjeve te ish-te persekutuarve politikë ne kete ministri, perveçse nuk e degjoj problemin e tij, ne mes dy-tre punonjesve i pranishem edhe polici i sherbimit, i thote qytetarit rrot……k., nuk kishte me keq per ata qe e perjetuan kete sjellje rrugaçerore. Me thoni ju lutem ku te ankohet ky qytetare? Kush e pret, kush e degjon hallin e tij. Kjo sjellje e padenje sipas opinionit real qytetare nuk eshte e vetme, as e fundit, por prezenca e tyre ne administraten e niveleve te larta percjelle imazhe me shume se negative, ajo transmetohet ne shume mjedise duke krijuar ndjesi per marredheniet e qytetarit me shtetin. Aspak per analogji, por si ky djali e keto sjellje jane ndeshur ne mjaft sektore te jetes sone te perditshme, natyrshem lind pyetja si do qeverisemi ne te ardhmen, mos valle do te thellohet ky hendek midis hallexhiut dhe rrufjanxhiut? A mund te ngrihet mekanizmi, apo rregullatori i besueshëm per marredheniet e qytetarit me zyrtarin? I sigurte se përgjigja eshte ne majen e gjuhes per statusin, kodin e punes, kodin civil e te tjera ligje, veçse shumica e qytetareve nuk i besojne zbatimit. Disa njerez te fjales, keto dite, po i japin secilit kapacitetin sikur do te dale ne kodren e qytetit dhe te tunde gishtin e vet dhe ne kete çast PD-se “ka rene”. Aspak, thjesht i ka ndryshuar lloji i mazhorances: Jo ne pushtet, por ne opinion. Me kete rast le ti permendim te pakten njehere per mire ata gazetare e guximtare si F.Çupi (kryeredaktor i pare RD), S.Shkupi, B.Trenova, N.Roshi, P.Kolevica,T.Keko, E.Paloka, e ish-studentet A.Shkullaku, B.Fevziu, B.Blushi, G.Pollo e te tjere qe transmetuan publikisht fjalet liri-demokraci, poshte figura e Enver Hoxhes dhe Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa, te cilet na vrane friken e na hapen gojen per te llomotitur publikisht kunder çdo njeriu, pastaj dhe politikani.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›