Kolekë-kushërira ngarkohet si ministre e Spastrimeve, nderon Edvinin dhe emrin e gjysh Spiros

Ish-vartësja e Edi Ramës në bashkinë e Tiranës, mbesa e Spiro Kolekës, Milena Harito-Koleka u bë ministre për Telekomunikacionit dhe Administratën. Mund të duket si një grua arriviste në pamje të parë, por nuk është kështu. Është më keq. Me profesion informaticiene ajo ka shkruar një libër, më saktë ka bërë intervista politike kryesisht politikanëve të dalë në pension. Ajo ka marrë në pyetje përfaqësues të së majtës si Ramiz Alia, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Fatos Nano, Ylli Bufi, Bashkim Fino dhe Vilson Ahmeti, të cilët i janë “rrëfyer” për gjynahet e tyre, por diku-diku flasin edhe për veten. Dhe këtë lloj rrëfimi nuk mund ta bëjnë më mirë se para një femra nga familja e Spiro Kolekës. Milena Harito me këtë libër fitoi zemrën e kushëririt të saj, Edi Rama, i cili u kujtua për të kur lexoi në librin e saj, Pesha e Pushtetit, se, “për sa kohë Shqipëria do të ketë për Kryeministër Sali Berishën, sigurisht që shanset për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian do të jenë të vogla”. Edhe sinjalet me zjarre në male nuk do ishin kaq të dukshme sa ky libër i saj. Padyshim propaganda e saj socialiste kundër kryeministrit Berisha është bajate, pasi është Dr. Sali Berisha që ka nënshkruar të gjitha marrëveshjet për anëtarësimin e Shqipërisë në strukturat Euroatlantike. Është ky kryeministër, pra Sali Berisha, që mundësoi anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave në pak vite, në sajë të vizionit dhe punës së palodhshme në drejtim të arritjes së performancës së administratës dhe kapjes së standardeve më të larta të sigurisë. Marrja e statusit kandidat doli qartësisht që u bllokua prej Partisë Socialiste që refuzoi të votojë tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian derisa të digjej afati i pranverës dhe i votoi në fund të muajit maj. Mazhoranca ftonte përditë opozitën të votonte, ndërsa shefi i Haritos një herë fliste për Vangjelin e Fierit dhe herë tjetër për zgjedhjet e 2013. Në këtë kontekste nuk duhet një infomaticiene për të dhënë mend se kush e pengoi integrimin Europian për tre vite rrjesht.
Sidoqoftë Milena Harito e bëri sefte në politikën e madhe paçka se shpatullat i ka të imta në betejën e madhe të pushtetit. Edhe libri i saj, “Pesha e Pushtetit” është një doracak për idiotët sesi të shtojnë paditurinë. Shpresojmë që Harito-Kolekët të mos e kapë depresioni ashtu siç e kapi në 6 muajt që punoi me Edi Ramën, përndryshe do t’i duhet të emigrojë si Andis Harasani apo Rudina Seseri.