E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhgimi/Cac Angjeli xhelozohet nga Erjon Veliaj dhe Ben Ahmetaj

02-08-2013 / Gazeta 55

Ideja pse u zgjodh Erion Veliaj ministër i Mirëqenies Sociale, dhe jo ai, ka nervozuar Anastas Angjelin që  karrierën e tij si  financier e ka nisur në Ndërmarrjen Ushqimore Sarandë, në vitin 1980-1982. Pra, për çështjet e Mirëqenies Sociale ai ka stazh partie. Në kafenetë e Tiranës, Cac Angjeli shfryn për një pakt të pa respektuar nga e Edi Rama, pasi ka vënë dy ministra nga të dalë nga qarku i Gjirokastrës, pra Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj. Caci i zi pretendon se ka qenë dhe kundër Nanos për ti dalë në krah Ramës, në qarqet greke dhe se e ka mbështetur Ramën edhe në zgjedhjen e tij për kryetar Bashkie të Tiranë. Megjithëse duhet thënë se Edi Rama e bëri deputet duke harruar të gjitha bëmat e Caci-t të Zi në qeverisjen socialiste nga 1998 deri në vitin 2002.  Ish-ministri i Financave të Fatos Nanos për 4 vite, Anastas Angjeli është për të gjithë Cac Angjeli, ose “Naçi” siç e quante Nano apo “Caci” i zi siç e quante kryeministri Berisha kur ishte lider i opozitës më këllqe. Anastas Angjeli ka një formim gjysmë militar e gjysmë financiar. Ai i mbaroi shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, edhe pse më pas u pilotua të ndiqte shkollën e lartë në fakultetin e Ekonomisë . Financieri i Ndërmarrjes Ushqimore të Sarandës u emërua pedagog në Fakultetin Ekonomik të UT, ndërsa si punë të dytë kishte këshillimin e kryeministrin, Adil Çarçani, që nga financat nuk ia kishte haberin.  Në zyrën e Carcanit dhe Ramiz Alisë “zunë” miqësi të pandarë Nano dhe Caci i Zi, kur në qeverisjen socialiste njeri do të ishte kryeministër dhe tjetri ministër finance, përndryshe dy njerëzit më të fuqishëm të Shqipërisë para dhe pas rebelimit komunist të ’97. Edhe sot e kësaj dite Anastas Angjeli është një nga kontributorët e programit ekonomik të PS dhe të vetmin model ekonomik që ka ndjekur Angjeli prej dy dekadash janë formulat ekonomik të dala nga PASOK, partia Socialiste greke.
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›