E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot ambasadorin e Mbreterise se Belgjikes ne vendin tone, Z. Jan Frans WILELMS. Kryeministri, pasi i uroi ambasadorit belg Wilelms, mirseardhjen ne Shqiperi, beri nje e

Kryeministri Fatos Nano priti sot ambasadorin e Mbreterise se Belgjikes ne vendin tone, Z. Jan Frans WILELMS.
Kryeministri, pasi i uroi ambasadorit belg Wilelms, mirseardhjen ne Shqiperi, beri nje ekspoze te marredhenieve tona me Belgjiken, te cilat i vleresoi shume te mira. Qeveria shqiptare, tha Z. Nano cmon shume perkrahjen e qeverise belge ne procesin e hapjes se negociatave per marreveshjen e stabilizim asociimit me BE, te cilat vazhdojne me ritme te kenaqshme. Kemi bindjen se kjo perkrahje do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.
Qeveria shqiptare deshiron qe, se bashku me qeverine belge te dinamizoje marredheniet bilaterale dhe te nxise dialogun politik, nepermjet inkurajimit te kontakteve dhe vizitave reciproke te niveleve te larta politike.

Kryeministri Nano theksoi gjithashtu se po punojme per te vene ne relief oportunitetet e rendesishme qe ofron vendi yne si nje partner atraktiv per investimet e huaja, per zhvillimin e biznesit ne fusha te ndryshme, vecanerisht ne turizem, ku ka resurse dhe potenciale te konsiderueshme. Do te ndikonte ndjeshem per gjallerimin e bashkepunimit ekonomik, i cili mbetet akoma në nivele të ulta, aktivizimi i marrëveshjeve për mbrojtjen dhe nxitjen e invesitimeve, nënshkruar në fillim të vitit 1999 dhe asaj për eliminimin e taksimit të dyfishtë, nenshkruar më 14 nëntor 2002, si dhe krijimi i Komisionit të Përbashkët Ekonomik.
Perspektiva positive ka edhe bashkëpunimi në fusha te tjera si ne ate te industrisë dhe energjitikës, në fushën e shëndetësisë, te shkencës, kulturës, etj.
Nje hap inkurajues per intensifikimin e marredhenieve perben vendosja e linjes direkte ajrore midis Tiranes e Brukselit.
Te dyja palet duhet te bejne realitet Paketen Shqiptaro – Belge për nxitjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, e koceptuar dhe formuluar si një Deklaratë Politike, ne te cilen shprehet angazhimi i perbashket per impulse te reja ne te gjithe spektrin e marredhenieve dypaleshe.
Kryeministri shprehu edhe nje here deshiren e pales shqipotare per hapjen e përfaqësisë diplomatike belge në Tiranë.

Me interesimin e ambasadorit Wilelms, kryeministri Nano beri pastaj nje ekspoze te situates se brendshme ne vend, e cila zhvillohet pozitivisht, te realiteteve rajonale dhe te kontributeve te rendesishme te Shqiperise dhe te faktorit shqiptar ne konsolidimin e paqes e te stabilitetit. Ai u ndal posacerisht ne domosdoshmerine e perfshirjes se Kosoves ne proceset e stabilizim asociimit me BE, mbi bazen e studimit te fizibilitetit. Kryeministri Nano theksoi gjithashtu se 5 vendet e Ballkanit Perendimor duhet te programojne dhe te zhvillojne perpjekje te perbashketa, per t'i bere dominante normativat europiane ne realitetet ballkanike si dhe per te rrenjosur mentalitete moderne, me qellim qe te pershpejtohen ritmet e procesit te integrimit te tyre ne BE.

Ambasadori Wilelms falenderoi Kryeministrin Nano per takimin dhe ekspozene e gjere. Ai tha se Belgjika i kushton rendesi bashkepunimit me Shqiperine. Shoqeri te fuqishme belge ne fushen e telekomunikacionit e te energjetikes kane shprehur interes per te njohur mundesite qe ofron Shqiperia per investimet ne keta sektore. Nje fushe tjeter ku Belgjika do te ishte e dobishme per Shqiperine, tha ai eshte edhe ekspertiza ne fushen europiane. Ai u shpreh gjithashtu se do te bente perpjekje per te kontribuar ne progresin e marredhenieve dypaleshe, vecanerisht ne fushen e bashkepunimit ekonomik dhe ne tregun e investimeve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›