E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nën hetime edhe sekretarë të tjerë

(E plotësuar) Burimet e Indeksonline brenda hetuesisë kanë thënë se shumë shpejt nën hetime do të jenë edhe disa sekretarë të ministrive.

----

Sekretarja e përhershme në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit, Zana Kotorri sot në mëngjes ka dhënë dorëheqje nga pozita që mban.

Burimet e Indeksonline brenda këtij institucioni kanë thënë se Kotorri sot ka paraqitur dorëheqjen nga detyra.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka filluar hetimet ndaj sekretares Kotorri.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të parë se a është e përfshirë sekretarja Kotorri në rastin kriminal ku është dëmtuar financiarisht një qytetar nga Komuna e Ferizajt.

Hetimet ndaj saj i janë bartur Prokurorisë Speciale nga misioni i EULEX-it dhe rastin e Kotorrit tashmë e ka në dorë një prokuror vendor./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›