E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gani Geci flet për takimin me Ukë Rugovën

Gani Geci, ka thënë për Indeksionline se me djalin e Ibrahim Rugovës janë takuar për të shqyrtuar mundësinë e rikthimit në shtëpinë e vjetër, në Lidhjen Demokratike të Ibrahim Rugovës.

“Kemi fol me Ukën për t’i bashkuar forcat dhe të kalojmë në LDK, në mënyrë që ta largojmë ketë qeveri”, ka thënë Geci, duke shtuar se asnjëherë nuk do të jetë pjesë e Listës Ibrahim Rugova.

Në takim kanë qenë tre vëllezërit Geci, Dardan Gashi, Ukë Rugova dhe Shefki Gashi./Indeksionline/

-----

Ukë Rugova kthehet në LDK

Të hënën në mbrëmje në një restorant të Prishtinës janë takuar Ukë Rugova dhe vëllezërit Geci nga Llausha bëjnë të ditur burime të" BotaSot".

Zhvillimet e fundit në LDD dhe në listën Ibrahim Rugova kanë shtuar edhe opsionet e tjera të zhvillimeve politike në taborin politik rugovian.

Përderisa Fadil Geci nënkryetar i LDD-së ka kundërshtuar koalicionin me AAK-në në ndërkohë që edhe zyrtarë të Listës Ibrahim Rugova (Astrit Haraqija) kanë kërkuar daljen e listës Ibrahim Rugova nga koalicioni me PDK-në, tashmë edhe Ukë Rugova edhe vëllezërit Geci kanë piketuar një adresë të veprimit politik, LDK-në.

Besohet se vëllezërit Geci do t’i sugjerojnë Ukë Rugovës që të gjithë të kthehen në LDK sepse vetëm në këtë parti politike e ndjejnë vetën në shtëpinë e tyre./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›