E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna e 9- vjecaressë abuzuar: Autori të kalbet në burg

TIRANE- E ëma e 9 vjecares, e cila u abuzua seksualisht pak ditë më parë në Kolonjë të Lushnjes, i kërkon drejtësisë dënim të rëndë me burg të autorit. 17 vjecar Fatbardh Hoxha është arrestuar si autor i abuzimit seksual me të miturin pak ditë më parë në Kolonjë të Lushnjes.

E ëma, e cila kishte vetëm pak ditë para se ti ndodhte “gjëma” vajzës së saj, që kishte shkuar në Greqi thotë se e bija vazhdon të jetë në gjëndje shoku. Ka momente kur ajo reagon keq edhe ndaj saj duke i thënë "ti nuk je mamaja ime, pse më le vetëm". Aktualisht 9-vjeçarja nga Kolonja po mbahet nën kontrollin e rreptë të mjekëve specialistë si dhe psikologes në QSUT që po e ndihmon të kapërcejë këtë situatë.

Gjatë ditës së djeshme vajza i është nënshtruar një tjetër ekzaminimi nga mjekët gjinekologë për të parë se si po shkonte ecuria e plagës. Ata thonë se po shërohet, por deklarojnë se 9-vjeçarja do të vazhdojë të qëndrojë në QSUT pasi ka nevojë jo vetëm për ndihmën mjekësore, por edhe për psikologen.
“Ai që ia ka bërë fëmijës tim këtë gjë, duhet të kalbet në burg. Dhe nëse shteti nuk e bën një gjë të tillë, ne nuk do ta lëmë me kaq".- citohet të ketë thënë në një intervistë për Gazeta Shqiptare, e ëma e 9 vjecares e cila kishte shkuar në Greqi për të siguruar lekë për shkollën e fëmijëve. Gjykata e Lushnjes e ka deklaruar fajtor 17-vjeçarin Farbardh Hoxha, i dyshuar se ka përdhunuar 9-vjeçaren nga fshati Ardenicë dhe i ka dhënë masën e sigurisë "arrest në burg". Pritet që gjithçka të vërtetohet pas daljes së rezultateve të analizave të marra nga trupi i vajzës 9-vjeçare dhe i 18-vjeçarit, i dyshuar për përdhunimin e saj, arrestimi i të cilit erdhi pas dëshmisë së vajzës e cila e njohu nga fotografia.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›