E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topianulon vizitën përnë Strasburg

TIRANE- Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi anulon vizitën në Këshillin e Evropës. Shkak i anulimit të kësaj vizite ka qenë ndryshimi i papritur i axhendës që parashikonte një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland. Vizita zyrtare e kreut të shtetit ishte parashikuar të realizohej më 28 qershor dhe do të zgjaste deri më 2 korrik.

Por, ndryshimi i papritur i axhendës nga zyrtarët e Këshillit të Evropës, ka ndikuar që kreu i shtetit shqiptar të anulonte pjesëmarrjen e tij në Strasburg, shkruan sot Gazeta Shqiptare.
Në axhendën e punimeve ishte parashikuar që kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi të takohej me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës,Jagland dhe personalitet e tjera të këtij institucioni. Por një ditë përpara nisjes së tij, Topi është njoftuar zyrtarisht për anulimin e takimit, cka ka ndikuar në mosprezencën e tij në Strasburg.

Në takim ishin 650 pjesëmarrës nga 16 vendet e Evropës Juglindore dhe Kaukazit, si pjesë e universitetit veror për Demokraci.

Në universitetin veror të Demokracisë ku do të trajtohej tema “Kriza e lidershpit” marrin pjesë rreth 650 të rinj dhe të reja nga shtetet e Evropës Juglindore e Kaukazit. Në panel, për dy ditë me radhë, ishte parashikuar të diskutonin 41 diskutues, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm dhe presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Topi parashikonte të mbante një diskutim mbi burimet e mundshme të sotme që ka qeveria lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për të përmbushur prirjet e qytetarëve të tyre, si dhe do të rivendoset besimi ndaj qytetarëve nga përfaqësuesit e tyre. Presidenti Topi figuronte në listën e personave që do diskutonin së bashku me Thorbjorn Jagland, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së dhe Mehmet Cavosuglu, presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›