Nëna e Edi Ramës: Nuk e fal Berishën
30/03/2010 Aneta Rama paraqitet në gjykatë. Ka paditur Kryeministrin për shpifje
TIRANË- Nëna e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë e pranishme dje në sallën e gjyqit, por nuk ka folur edhe pse ishte dakord për të mos e falur Sali Berishën. E ndjekur nga dy avokatët e saj mbrojtës, e ëma e kryesocialistit, Aneta Rama, nuk ka dhënë deklarata para trupit gjykues, por në mënyrë indirekte ajo ka folur nëpërmjet avokatëve. Arjan Salati foli në emër të saj. Ai u shpreh në seancën pajtimore se klientja e tij nuk është dakord të fal Kryeministrin Sali Berisha. Ajo tha se i qëndron kërkesës për ta ndjekur penalisht Sali Berishën, duke i quajtur deklaratat e tij dashakeqëse. “Shpifjet janë tepër të rënda dhe kjo është arsyeja që Aneta Rana ka vendosur të mos pranoj pajtimin me Sali Berishën”. Kështu u shpreh avokati Arjan Salati para Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Nga ana tjetër avokatja e Kryeministrit Eranda Ballanca, nuk dha asnjë deklaratë duke u shprehur se do të japë gjithë pretendimet kundra palës në seancën e radhës, caktuar më 12 prill. Në seancën e Kuvendit më 26 nëntor 2009, Kryeministri dhe deputeti Berisha është shprehur se “Ju zonja Rama keni kuruar birin tuaj për dhjetë vjet. Ai ju ka nxjerrë në mes të natës me rrobat e gjumit nga shtëpia”. “Këto shprehje janë të gënjeshtërta, të pavërteta, janë shpifje të bëra botërisht. Ndaj nuk ka vend për pajtim”, tha avokati Salati. "I akuzuari prej meje Sali Berisha shpif edhe kur përhap thënie të pavërteta sikur im bir, Edi Rama, më paska dëbuar, duke më nxjerrë nga shtëpia në rrugë me rrobat e gjumit. Ky fakt është i pavërtetë dhe me përmbajtje shpifëse që synon të zhvleftësojë para opinionit publik personalitetin tim të krijuar një jetë të tërë me punë të ndershme e marrëdhënie gjithnjë korrekte me shoqërinë. Thëniet e mësipërme të kumtuara prej Sali Berishës nga tribuna e Kuvendit të Shqipërisë janë të krijuara prej të akuzuarit për qëllimet e tij. Këto “fakte” janë tërësisht të pavërteta, nuk i përgjigjen asgjëkund realitetit", thuhet në padi. Aneta Rama paditi në dhjetor 2009 penalisht Berishën për shpifje publike, duke iu referuar deklaratës se ajo ka kuruar për dhjetë vjet rresht, për skizofreni, djalin e saj Edi Rama, vite më parë. Në padinë e depozituar Rama nuk qartëson se çfarë kërkon nga e gjithë kjo. Në rolin e paditëses, Aneta Rama thotë se deklaratat e Berishës janë të pavërteta dhe qëllimi i shprehjes së tyre është që të denigrohet figura e djalit të saj, aktualisht në krye të Partisë Socialiste dhe të Bashkisë së Tiranës.
Pjesë nga padia e Ramës kundër Berishës
"I akuzuari prej meje Sali Berisha shpif edhe kur përhap thënie të pavërteta sikur im bir, Edi Rama, më paska dëbuar, duke më nxjerrë nga shtëpia në rrugë me rrobat e gjumit. Ky fakt është i pavërtetë dhe me përmbajtje shpifëse që synon të zhvleftësojë para opinionit publik personalitetin tim të krijuar një jetë të tërë me punë të ndershme e marrëdhënie gjithnjë korrekte me shoqërinë. Thëniet e mësipërme të kumtuara prej Sali Berishës nga tribuna e Kuvendit të Shqipërisë janë të krijuara prej të akuzuarit për qëllimet e tij. Këto “fakte” janë tërësisht të pavërteta, nuk i përgjigjen asgjëkund realitetit. Qëllimi kriminal i Sali Berishës shkon në drejtimin e paracaktuar nga mendësia e tij për të diskredituar publikisht jo vetëm kundërshtarin e tij politik, por edhe njerëzit e afërt të familjes. Për këto arsye, Sali Berisha duhet të gjykohet, sepse ka konsumuar ndaj meje veprën penale të shpifjes, të kryer botërisht, faqe deputetëve të Kuvendit dhe përfaqësuesve të mjeteve të informimit publik".
Shpifjet e deputetëve në Gjykatën e Lartë
TIRANË – Asllan Dopgjani deputet i Partisë Socialiste dhe Afrim Hoxha deputet i Partisë Demokratike, ishin dje përballë njëri-tjetrit në Gjykatën e Lartë. Dogjani akuzon për shpifje Hoxhën dhe nuk pranon të “ulet” në seancën pajtimore. Sipas të dhënave të marra nga gjykata, Afrim Hoxha e ka akuzuar Asllan Dogjanin gjatë fushatës elektorale se ka bashkëpunuar me Aldo Baren. Ndërsa deputeti socialist është shprehur dje në seancë se ka qenë në polici dhe ka luftuar kundër grupeve kriminale dhe në asnjë rast nuk e ka parë veten si bashkëpunëtorë.