Bursa e Tiranës hapet brenda vitit
30/03/2010 Investitor strategjik dhe 20 -30% të aksioneve bankat në Shqipëri
Ministria e Ekonomisë, skemë të re për ta bërë më efektive
Brenda vitit qeveria do të ketë një vendimmarrje konkrete për të ngritur bursën e Tiranës. Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, thotë se në muajt e fundit ka pasur konsultime intensive për këtë çështje dhe se tashmë është përzgjedhur edhe një skemë e caktuar për të bërë efektive bursën e parë shqiptare. "Do të zgjedhim një investitor strategjik, një bursë tjetër mbase evropiane, që do të marrë paketën kontrolluese të bursës së Tiranës, po gjithashtu kemi gjykuar që duhet të lëmë një hapësirë dhe sistemit bankar shqiptar, rreth 20-30 për qind të paketës, që ata të jenë dhe bashkëpronar dhe bashkëfinancues", thotë Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë. Tentativat për të ngritur një bursë në Tiranë janë shumë të hershme, ata kanë nisur rreth 10 vjet më parë, por pa mundur asnjëherë të finalizohen. Ngritja e bursës në Tiranë do të ishte një mundësi e mirë për sigurim të likuiditetit nga kompanitë që operojnë në treg, si dhe një mundësi investimi për qytetarët. Bursa e Tiranës u themelua si Departament i Bankës së Shqipërisë (Bankës Qendrore) me synimin e shkëputjes së saj pas një periudhe tranzitore disavjeçare. Ajo u organizua si një treg ankandi dhe instrumentet e pranuara për tregtim ishin Bonot e Thesarit me afat maturimi 12 mujor, pesë seri obligacionesh qeveritare dhe Bonot e Privatizimit. Sesionet e tregtimit zhvilloheshin dy herë në javë çdo të hënë e të premte nga ora 10:00-12:00. Pas tetorit 1997, sesionet filluan të zhvilloheshin çdo ditë si dhe filloi tregtimi dhe i Bonove të Thesarit 3 dhe 6 mujore. Si pjesë të aktivitetit të saj, bursa e Tiranës kishte dhe kryerjen e ankandeve të tregut primar të Bonove të Thesarit. Këtë aktivitet ajo e kreu deri më 1 gusht 1998. Pas kësaj date ankandet e tregut primar kryhen nga Departamenti i Operacioneve Monetare i Bankës së Shqipërisë. Më 1 korrik të vitit 2002, bursa e Tiranës u shkëput nga Banka e Shqipërisë dhe vazhdoi funksionimin e saj si shoqëri aksionere. Ndërkohë që deri më sot, nuk ka asnjë aksion të listuar në bursën e Tiranës.