E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna gjen djalin të vdekur në shtëpi

Policia e Kosovës njoftoi se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrugën “Petronimi Luarasi” në Gjakovë.

Një grua shqiptare ka raportuar se pasi është kthyer nga një vizitë familjare në shtëpinë e saj ka gjetur trupin e pajetë të djalit të saj.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar , shkaqet e vdekjes ende nuk dihen. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjareve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›