Arrestohet imami, urdhëroi djegien me acid të turisteve

Një predikues i besimit islam është arrestuar në Zanzibar të Tanzanisë pasi ka urdhëruar djegien me acid disa turisteve britanike.
Imami Sheikh Issa Ponda, u arrestua si personi që ideoi sulmin ndaj dy vajzave angleze. Imami predikonte islamin radikal dhe kërkonte largimin e të huajve nga Tanzania, transmeton noa.
Gjatë arrestimit policia ka përdorur sprajt dhe pushkë paralizuese për ta ndaluar të reagonte. Dy turistet angleze u dëmtuan nga disa të rinj me acid në fytyrë./Indeksonline/